욥기 35장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 16절
- 1 Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:
- 2 "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?
- 3 Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".
- 4 Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.
- 5 Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.
- 6 Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?
- 7 Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?
- 8 Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.
- 9 Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;
- 10 por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,
- 11 që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"
- 12 Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.
- 13 Me siguri Perëndia nuk ka për t'i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t'jua vërë veshin.
- 14 Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.
- 15 Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,
- 16 Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗