욥기 35장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 16절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Elihu vazhdoi të flasë dhe tha: | Elihu spake moreover, and said, |
| 2 | "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"? | Thinkest thou this to be right, that thou saidst, My righteousness is more than God’s? |
| 3 | Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?". | For thou saidst, What advantage will it be unto thee? and, What profit shall I have, if I be cleansed from my sin? |
| 4 | Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty. | I will answer thee, and thy companions with thee. |
| 5 | Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti. | Look unto the heavens, and see; and behold the clouds which are higher than thou. |
| 6 | Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton? | If thou sinnest, what doest thou against him? or if thy transgressions be multiplied, what doest thou unto him? |
| 7 | Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote? | If thou be righteous, what givest thou him? or what receiveth he of thine hand? |
| 8 | Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu. | Thy wickedness may hurt a man as thou art; and thy righteousness may profit the son of man. |
| 9 | Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve; | By reason of the multitude of oppressions they make the oppressed to cry: they cry out by reason of the arm of the mighty. |
| 10 | por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi, | But none saith, Where is God my maker, who giveth songs in the night; |
| 11 | që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?" | Who teacheth us more than the beasts of the earth, and maketh us wiser than the fowls of heaven? |
| 12 | Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij. | There they cry, but none giveth answer, because of the pride of evil men. |
| 13 | Me siguri Perëndia nuk ka për t'i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t'jua vërë veshin. | Surely God will not hear vanity, neither will the Almighty regard it. |
| 14 | Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh. | Although thou sayest thou shalt not see him, yet judgment is before him; therefore trust thou in him. |
| 15 | Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve, | But now, because it is not so, he hath visited in his anger; yet he knoweth it not in great extremity: |
| 16 | Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye". | Therefore doth Job open his mouth in vain; he multiplieth words without knowledge. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL