욥기 36장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 33절
- 1 Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
- 2 "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
- 3 Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.
- 4 Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
- 5 Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
- 6 Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
- 7 Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
- 8 Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
- 9 atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
- 10 Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
- 11 Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;
- 12 por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.
- 13 Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
- 14 kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.
- 15 Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
- 16 Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
- 17 Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
- 18 Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
- 19 Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
- 20 Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
- 21 Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
- 22 Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
- 23 Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?
- 24 Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
- 25 tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.
- 26 Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
- 27 Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,
- 28 që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
- 29 Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
- 30 Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
- 31 Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.
- 32 Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
- 33 Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗