잠언 8장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 36절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet? | Doth not wisdom cry? and understanding put forth her voice? |
| 2 | Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve; | She standeth in the top of high places, by the way in the places of the paths. |
| 3 | bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve; | She crieth at the gates, at the entry of the city, at the coming in at the doors. |
| 4 | "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut. | Unto you, O men, I call; and my voice is to the sons of man. |
| 5 | Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë. | O ye simple, understand wisdom: and, ye fools, be ye of an understanding heart. |
| 6 | Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta. | Hear; for I will speak of excellent things; and the opening of my lips shall be right things. |
| 7 | Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia. | For my mouth shall speak truth; and wickedness is an abomination to my lips. |
| 8 | Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur. | All the words of my mouth are in righteousness; there is nothing froward or perverse in them. |
| 9 | Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen. | They are all plain to him that understandeth, and right to them that find knowledge. |
| 10 | Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur, | Receive my instruction, and not silver; and knowledge rather than choice gold. |
| 11 | sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të. | For wisdom is better than rubies; and all the things that may be desired are not to be compared to it. |
| 12 | Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim. | I wisdom dwell with prudence, and find out knowledge of witty inventions. |
| 13 | Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur. | The fear of the Lord is to hate evil: pride, and arrogancy, and the evil way, and the froward mouth, do I hate. |
| 14 | Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca. | Counsel is mine, and sound wisdom: I am understanding; I have strength. |
| 15 | Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë. | By me kings reign, and princes decree justice. |
| 16 | Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës. | By me princes rule, and nobles, even all the judges of the earth. |
| 17 | Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë. | I love them that love me; and those that seek me early shall find me. |
| 18 | Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia. | Riches and honour are with me; yea, durable riches and righteousness. |
| 19 | Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur. | My fruit is better than gold, yea, than fine gold; and my revenue than choice silver. |
| 20 | Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë, | I lead in the way of righteousness, in the midst of the paths of judgment: |
| 21 | për t'i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre. | That I may cause those that love me to inherit substance; and I will fill their treasures. |
| 22 | Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta. | The Lord possessed me in the beginning of his way, before his works of old. |
| 23 | U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte. | I was set up from everlasting, from the beginning, or ever the earth was. |
| 24 | Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm. | When there were no depths, I was brought forth; when there were no fountains abounding with water. |
| 25 | Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave, | Before the mountains were settled, before the hills was I brought forth: |
| 26 | kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut. | While as yet he had not made the earth, nor the fields, nor the highest part of the dust of the world. |
| 27 | Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës, | When he prepared the heavens, I was there: when he set a compass upon the face of the depth: |
| 28 | kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës, | When he established the clouds above: when he strengthened the fountains of the deep: |
| 29 | kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut, | When he gave to the sea his decree, that the waters should not pass his commandment: when he appointed the foundations of the earth: |
| 30 | unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij; | Then I was by him, as one brought up with him: and I was daily his delight, rejoicing always before him; |
| 31 | kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve. | Rejoicing in the habitable part of his earth; and my delights were with the sons of men. |
| 32 | Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia! | Now therefore hearken unto me, O ye children: for blessed are they that keep my ways. |
| 33 | Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë! | Hear instruction, and be wise, and refuse it not. |
| 34 | Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia. | Blessed is the man that heareth me, watching daily at my gates, waiting at the posts of my doors. |
| 35 | Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit. | For whoso findeth me findeth life, and shall obtain favour of the Lord. |
| 36 | Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen". | But he that sinneth against me wrongeth his own soul: all they that hate me love death. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL