잠언 7장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 27절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde, | My son, keep my words, and lay up my commandments with thee. |
| 2 | Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu. | Keep my commandments, and live; and my law as the apple of thine eye. |
| 3 | Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate. | Bind them upon thy fingers, write them upon the table of thine heart. |
| 4 | Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin, | Say unto wisdom, Thou art my sister; and call understanding thy kinswoman: |
| 5 | me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare. | That they may keep thee from the strange woman, from the stranger which flattereth with her words. |
| 6 | Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri | For at the window of my house I looked through my casement, |
| 7 | dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim, | And beheld among the simple ones, I discerned among the youths, a young man void of understanding, |
| 8 | që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj, | Passing through the street near her corner; and he went the way to her house, |
| 9 | në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët. | In the twilight, in the evening, in the black and dark night: |
| 10 | I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake; | And, behold, there met him a woman with the attire of an harlot, and subtil of heart. |
| 11 | ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj; | (She is loud and stubborn; her feet abide not in her house: |
| 12 | herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe. | Now is she without, now in the streets, and lieth in wait at every corner.) |
| 13 | Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha: | So she caught him, and kissed him, and with an impudent face said unto him, |
| 14 | "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia; | I have peace offerings with me; this day have I payed my vows. |
| 15 | prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta. | Therefore came I forth to meet thee, diligently to seek thy face, and I have found thee. |
| 16 | E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti; | I have decked my bed with coverings of tapestry, with carved works, with fine linen of Egypt. |
| 17 | e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë. | I have perfumed my bed with myrrh, aloes, and cinnamon. |
| 18 | Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie, | Come, let us take our fill of love until the morning: let us solace ourselves with loves. |
| 19 | sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë; | For the goodman is not at home, he is gone a long journey: |
| 20 | ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë". | He hath taken a bag of money with him, and will come home at the day appointed. |
| 21 | Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj. | With her much fair speech she caused him to yield, with the flattering of her lips she forced him. |
| 22 | Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait, | He goeth after her straightway, as an ox goeth to the slaughter, or as a fool to the correction of the stocks; |
| 23 | deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij. | Till a dart strike through his liver; as a bird hasteth to the snare, and knoweth not that it is for his life. |
| 24 | Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime. | Hearken unto me now therefore, O ye children, and attend to the words of my mouth. |
| 25 | Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj, | Let not thine heart decline to her ways, go not astray in her paths. |
| 26 | sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë. | For she hath cast down many wounded: yea, many strong men have been slain by her. |
| 27 | Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes. | Her house is the way to hell, going down to the chambers of death. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL