잠언 9장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 18절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj. | Wisdom hath builded her house, she hath hewn out her seven pillars: |
| 2 | Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj. | She hath killed her beasts; she hath mingled her wine; she hath also furnished her table. |
| 3 | Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret: | She hath sent forth her maidens: she crieth upon the highest places of the city, |
| 4 | "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë: | Whoso is simple, let him turn in hither: as for him that wanteth understanding, she saith to him, |
| 5 | "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier. | Come, eat of my bread, and drink of the wine which I have mingled. |
| 6 | Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes". | Forsake the foolish, and live; and go in the way of understanding. |
| 7 | Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara. | He that reproveth a scorner getteth to himself shame: and he that rebuketh a wicked man getteth himself a blot. |
| 8 | Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë. | Reprove not a scorner, lest he hate thee: rebuke a wise man, and he will love thee. |
| 9 | Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij. | Give instruction to a wise man, and he will be yet wiser: teach a just man, and he will increase in learning. |
| 10 | Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. | The fear of the Lord is the beginning of wisdom: and the knowledge of the holy is understanding. |
| 11 | Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete. | For by me thy days shall be multiplied, and the years of thy life shall be increased. |
| 12 | Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti. | If thou be wise, thou shalt be wise for thyself: but if thou scornest, thou alone shalt bear it. |
| 13 | Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë. | A foolish woman is clamorous: she is simple, and knoweth nothing. |
| 14 | Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit, | For she sitteth at the door of her house, on a seat in the high places of the city, |
| 15 | për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre: | To call passengers who go right on their ways: |
| 16 | "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë: | Whoso is simple, let him turn in hither: and as for him that wanteth understanding, she saith to him, |
| 17 | "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme". | Stolen waters are sweet, and bread eaten in secret is pleasant. |
| 18 | Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit. | But he knoweth not that the dead are there; and that her guests are in the depths of hell. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL