잠언 6장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 35절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj, | My son, if thou be surety for thy friend, if thou hast stricken thy hand with a stranger, |
| 2 | je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate. | Thou art snared with the words of thy mouth, thou art taken with the words of thy mouth. |
| 3 | Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt. | Do this now, my son, and deliver thyself, when thou art come into the hand of thy friend; go, humble thyself, and make sure thy friend. |
| 4 | Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua; | Give not sleep to thine eyes, nor slumber to thine eyelids. |
| 5 | çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë. | Deliver thyself as a roe from the hand of the hunter, and as a bird from the hand of the fowler. |
| 6 | Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë. | Go to the ant, thou sluggard; consider her ways, and be wise: |
| 7 | Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot; | Which having no guide, overseer, or ruler, |
| 8 | e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes. | Provideth her meat in the summer, and gathereth her food in the harvest. |
| 9 | Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt? | How long wilt thou sleep, O sluggard? when wilt thou arise out of thy sleep? |
| 10 | Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur, | Yet a little sleep, a little slumber, a little folding of the hands to sleep: |
| 11 | kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur. | So shall thy poverty come as one that travelleth, and thy want as an armed man. |
| 12 | Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur; | A naughty person, a wicked man, walketh with a froward mouth. |
| 13 | luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta; | He winketh with his eyes, he speaketh with his feet, he teacheth with his fingers; |
| 14 | ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje. | Frowardness is in his heart, he deviseth mischief continually; he soweth discord. |
| 15 | Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër. | Therefore shall his calamity come suddenly; suddenly shall he be broken without remedy. |
| 16 | Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të: | These six things doth the Lord hate: yea, seven are an abomination unto him: |
| 17 | sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, | A proud look, a lying tongue, and hands that shed innocent blood, |
| 18 | zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, | An heart that deviseth wicked imaginations, feet that be swift in running to mischief, |
| 19 | dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve. | A false witness that speaketh lies, and he that soweth discord among brethren. |
| 20 | Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate. | My son, keep thy father’s commandment, and forsake not the law of thy mother: |
| 21 | Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate. | Bind them continually upon thine heart, and tie them about thy neck. |
| 22 | Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty. | When thou goest, it shall lead thee; when thou sleepest, it shall keep thee; and when thou awakest, it shall talk with thee. |
| 23 | Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës, | For the commandment is a lamp; and the law is light; and reproofs of instruction are the way of life: |
| 24 | për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj. | To keep thee from the evil woman, from the flattery of the tongue of a strange woman. |
| 25 | Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj. | Lust not after her beauty in thine heart; neither let her take thee with her eyelids. |
| 26 | Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri. | For by means of a whorish woman a man is brought to a piece of bread: and the adulteress will hunt for the precious life. |
| 27 | A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit? | Can a man take fire in his bosom, and his clothes not be burned? |
| 28 | A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij? | Can one go upon hot coals, and his feet not be burned? |
| 29 | Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. | So he that goeth in to his neighbour’s wife; whosoever toucheth her shall not be innocent. |
| 30 | Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur; | Men do not despise a thief, if he steal to satisfy his soul when he is hungry; |
| 31 | por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij. | But if he be found, he shall restore sevenfold; he shall give all the substance of his house. |
| 32 | Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij. | But whoso committeth adultery with a woman lacketh understanding: he that doeth it destroyeth his own soul. |
| 33 | Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t'i hiqet kurrë. | A wound and dishonour shall he get; and his reproach shall not be wiped away. |
| 34 | sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes. | For jealousy is the rage of a man: therefore he will not spare in the day of vengeance. |
| 35 | Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t'i bëjnë shumë dhurata. | He will not regard any ransom; neither will he rest content, though thou givest many gifts. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL