잠언 5장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 23절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim, | My son, attend unto my wisdom, and bow thine ear to my understanding: |
| 2 | me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë. | That thou mayest regard discretion, and that thy lips may keep knowledge. |
| 3 | Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji; | For the lips of a strange woman drop as an honeycomb, and her mouth is smoother than oil: |
| 4 | por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa. | But her end is bitter as wormwood, sharp as a twoedged sword. |
| 5 | Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol. | Her feet go down to death; her steps take hold on hell. |
| 6 | Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton. | Lest thou shouldest ponder the path of life, her ways are moveable, that thou canst not know them. |
| 7 | Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime. | Hear me now therefore, O ye children, and depart not from the words of my mouth. |
| 8 | Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj, | Remove thy way far from her, and come not nigh the door of her house: |
| 9 | për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë. | Lest thou give thine honour unto others, and thy years unto the cruel: |
| 10 | Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji, | Lest strangers be filled with thy wealth; and thy labours be in the house of a stranger; |
| 11 | dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar, | And thou mourn at the last, when thy flesh and thy body are consumed, |
| 12 | dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime? | And say, How have I hated instruction, and my heart despised reproof; |
| 13 | Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin. | And have not obeyed the voice of my teachers, nor inclined mine ear to them that instructed me! |
| 14 | U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit". | I was almost in all evil in the midst of the congregation and assembly. |
| 15 | Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd. | Drink waters out of thine own cistern, and running waters out of thine own well. |
| 16 | A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë? | Let thy fountains be dispersed abroad, and rivers of waters in the streets. |
| 17 | Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty. | Let them be only thine own, and not strangers’ with thee. |
| 18 | Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate. | Let thy fountain be blessed: and rejoice with the wife of thy youth. |
| 19 | Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të. | Let her be as the loving hind and pleasant roe; let her breasts satisfy thee at all times; and be thou ravished always with her love. |
| 20 | Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje? | And why wilt thou, my son, be ravished with a strange woman, and embrace the bosom of a stranger? |
| 21 | Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij. | For the ways of man are before the eyes of the Lord, and he pondereth all his goings. |
| 22 | I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij. | His own iniquities shall take the wicked himself, and he shall be holden with the cords of his sins. |
| 23 | Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij. | He shall die without instruction; and in the greatness of his folly he shall go astray. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL