잠언 4장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 27절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni, | Hear, ye children, the instruction of a father, and attend to know understanding. |
| 2 | sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim. | For I give you good doctrine, forsake ye not my law. |
| 3 | Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime, | For I was my father’s son, tender and only beloved in the sight of my mother. |
| 4 | ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh. | He taught me also, and said unto me, Let thine heart retain my words: keep my commandments, and live. |
| 5 | Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre; | Get wisdom, get understanding: forget it not; neither decline from the words of my mouth. |
| 6 | mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë. | Forsake her not, and she shall preserve thee: love her, and she shall keep thee. |
| 7 | Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë. | Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom: and with all thy getting get understanding. |
| 8 | Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson. | Exalt her, and she shall promote thee: she shall bring thee to honour, when thou dost embrace her. |
| 9 | Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie". | She shall give to thine head an ornament of grace: a crown of glory shall she deliver to thee. |
| 10 | Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen. | Hear, O my son, and receive my sayings; and the years of thy life shall be many. |
| 11 | Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë. | I have taught thee in the way of wisdom; I have led thee in right paths. |
| 12 | Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh. | When thou goest, thy steps shall not be straitened; and when thou runnest, thou shalt not stumble. |
| 13 | Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote. | Take fast hold of instruction; let her not go: keep her; for she is thy life. |
| 14 | Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij; | Enter not into the path of the wicked, and go not in the way of evil men. |
| 15 | evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje. | Avoid it, pass not by it, turn from it, and pass away. |
| 16 | Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë; | For they sleep not, except they have done mischief; and their sleep is taken away, unless they cause some to fall. |
| 17 | ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës. | For they eat the bread of wickedness, and drink the wine of violence. |
| 18 | Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë. | But the path of the just is as the shining light, that shineth more and more unto the perfect day. |
| 19 | Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë. | The way of the wicked is as darkness: they know not at what they stumble. |
| 20 | Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia; | My son, attend to my words; incline thine ear unto my sayings. |
| 21 | mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate; | Let them not depart from thine eyes; keep them in the midst of thine heart. |
| 22 | sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre. | For they are life unto those that find them, and health to all their flesh. |
| 23 | Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës. | Keep thy heart with all diligence; for out of it are the issues of life. |
| 24 | Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura. | Put away from thee a froward mouth, and perverse lips put far from thee. |
| 25 | Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje. | Let thine eyes look right on, and let thine eyelids look straight before thee. |
| 26 | Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë. | Ponder the path of thy feet, and let all thy ways be established. |
| 27 | Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja. | Turn not to the right hand nor to the left: remove thy foot from evil. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL