잠언 3장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 35절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia, | My son, forget not my law; but let thine heart keep my commandments: |
| 2 | sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje. | For length of days, and long life, and peace, shall they add to thee. |
| 3 | Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate; | Let not mercy and truth forsake thee: bind them about thy neck; write them upon the table of thine heart: |
| 4 | do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve. | So shalt thou find favour and good understanding in the sight of God and man. |
| 5 | Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; | Trust in the Lord with all thine heart; and lean not unto thine own understanding. |
| 6 | pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. | In all thy ways acknowledge him, and he shall direct thy paths. |
| 7 | Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja; | Be not wise in thine own eyes: fear the Lord, and depart from evil. |
| 8 | kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua. | It shall be health to thy navel, and marrow to thy bones. |
| 9 | Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke; | Honour the Lord with thy substance, and with the firstfruits of all thine increase: |
| 10 | hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht. | So shall thy barns be filled with plenty, and thy presses shall burst out with new wine. |
| 11 | Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij, | My son, despise not the chastening of the Lord; neither be weary of his correction: |
| 12 | sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen. | For whom the Lord loveth he correcteth; even as a father the son in whom he delighteth. |
| 13 | Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen. | Happy is the man that findeth wisdom, and the man that getteth understanding. |
| 14 | Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. | For the merchandise of it is better than the merchandise of silver, and the gain thereof than fine gold. |
| 15 | Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të. | She is more precious than rubies: and all the things thou canst desire are not to be compared unto her. |
| 16 | Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj. | Length of days is in her right hand; and in her left hand riches and honour. |
| 17 | Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja. | Her ways are ways of pleasantness, and all her paths are peace. |
| 18 | Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje. | She is a tree of life to them that lay hold upon her: and happy is every one that retaineth her. |
| 19 | Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë. | The Lord by wisdom hath founded the earth; by understanding hath he established the heavens. |
| 20 | Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë. | By his knowledge the depths are broken up, and the clouds drop down the dew. |
| 21 | Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit. | My son, let not them depart from thine eyes: keep sound wisdom and discretion: |
| 22 | Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde. | So shall they be life unto thy soul, and grace to thy neck. |
| 23 | Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. | Then shalt thou walk in thy way safely, and thy foot shall not stumble. |
| 24 | Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël. | When thou liest down, thou shalt not be afraid: yea, thou shalt lie down, and thy sleep shall be sweet. |
| 25 | Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë, | Be not afraid of sudden fear, neither of the desolation of the wicked, when it cometh. |
| 26 | sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak. | For the Lord shall be thy confidence, and shall keep thy foot from being taken. |
| 27 | Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh. | Withhold not good from them to whom it is due, when it is in the power of thine hand to do it. |
| 28 | Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme. | Say not unto thy neighbour, Go, and come again, and to morrow I will give; when thou hast it by thee. |
| 29 | Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty. | Devise not evil against thy neighbour, seeing he dwelleth securely by thee. |
| 30 | Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe. | Strive not with a man without cause, if he have done thee no harm. |
| 31 | Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij, | Envy thou not the oppressor, and choose none of his ways. |
| 32 | sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm. | For the froward is abomination to the Lord: but his secret is with the righteous. |
| 33 | Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve. | The curse of the Lord is in the house of the wicked: but he blesseth the habitation of the just. |
| 34 | Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit. | Surely he scorneth the scorners: but he giveth grace unto the lowly. |
| 35 | Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend. | The wise shall inherit glory: but shame shall be the promotion of fools. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL