잠언 2장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia, | My son, if thou wilt receive my words, and hide my commandments with thee; |
| 2 | duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes; | So that thou incline thine ear unto wisdom, and apply thine heart to understanding; |
| 3 | po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim, | Yea, if thou criest after knowledge, and liftest up thy voice for understanding; |
| 4 | në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, | If thou seekest her as silver, and searchest for her as for hid treasures; |
| 5 | atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë. | Then shalt thou understand the fear of the Lord, and find the knowledge of God. |
| 6 | Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja. | For the Lord giveth wisdom: out of his mouth cometh knowledge and understanding. |
| 7 | Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri | He layeth up sound wisdom for the righteous: he is a buckler to them that walk uprightly. |
| 8 | për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij. | He keepeth the paths of judgment, and preserveth the way of his saints. |
| 9 | Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës. | Then shalt thou understand righteousness, and judgment, and equity; yea, every good path. |
| 10 | Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd, | When wisdom entereth into thine heart, and knowledge is pleasant unto thy soul; |
| 11 | të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë, | Discretion shall preserve thee, understanding shall keep thee: |
| 12 | për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija, | To deliver thee from the way of the evil man, from the man that speaketh froward things; |
| 13 | nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ, | Who leave the paths of uprightness, to walk in the ways of darkness; |
| 14 | që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq, | Who rejoice to do evil, and delight in the frowardness of the wicked; |
| 15 | shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha, | Whose ways are crooked, and they froward in their paths: |
| 16 | për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese, | To deliver thee from the strange woman, even from the stranger which flattereth with her words; |
| 17 | që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë. | Which forsaketh the guide of her youth, and forgetteth the covenant of her God. |
| 18 | Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve. | For her house inclineth unto death, and her paths unto the dead. |
| 19 | Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës. | None that go unto her return again, neither take they hold of the paths of life. |
| 20 | Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve. | That thou mayest walk in the way of good men, and keep the paths of the righteous. |
| 21 | Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty; | For the upright shall dwell in the land, and the perfect shall remain in it. |
| 22 | por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj. | But the wicked shall be cut off from the earth, and the transgressors shall be rooted out of it. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL