잠언 1장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 33절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit, | The proverbs of Solomon the son of David, king of Israel; |
| 2 | për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura; | To know wisdom and instruction; to perceive the words of understanding; |
| 3 | për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri, | To receive the instruction of wisdom, justice, and judgment, and equity; |
| 4 | për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut. | To give subtilty to the simple, to the young man knowledge and discretion. |
| 5 | I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta, | A wise man will hear, and will increase learning; and a man of understanding shall attain unto wise counsels: |
| 6 | për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta. | To understand a proverb, and the interpretation; the words of the wise, and their dark sayings. |
| 7 | Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin. | The fear of the Lord is the beginning of knowledge: but fools despise wisdom and instruction. |
| 8 | Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate, | My son, hear the instruction of thy father, and forsake not the law of thy mother: |
| 9 | sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde. | For they shall be an ornament of grace unto thy head, and chains about thy neck. |
| 10 | Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano, | My son, if sinners entice thee, consent thou not. |
| 11 | në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak; | If they say, Come with us, let us lay wait for blood, let us lurk privily for the innocent without cause: |
| 12 | le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë; | Let us swallow them up alive as the grave; and whole, as those that go down into the pit: |
| 13 | ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka; | We shall find all precious substance, we shall fill our houses with spoil: |
| 14 | ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme"; | Cast in thy lot among us; let us all have one purse: |
| 15 | biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre, | My son, walk not thou in the way with them; refrain thy foot from their path: |
| 16 | sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak. | For their feet run to evil, and make haste to shed blood. |
| 17 | Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh; | Surely in vain the net is spread in the sight of any bird. |
| 18 | por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre. | And they lay wait for their own blood; they lurk privily for their own lives. |
| 19 | Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë. | So are the ways of every one that is greedy of gain; which taketh away the life of the owners thereof. |
| 20 | Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe; | Wisdom crieth without; she uttereth her voice in the streets: |
| 21 | ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit; | She crieth in the chief place of concourse, in the openings of the gates: in the city she uttereth her words, saying, |
| 22 | "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen? | How long, ye simple ones, will ye love simplicity? and the scorners delight in their scorning, and fools hate knowledge? |
| 23 | Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia. | Turn you at my reproof: behold, I will pour out my spirit unto you, I will make known my words unto you. |
| 24 | Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje, | Because I have called, and ye refused; I have stretched out my hand, and no man regarded; |
| 25 | përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time, | But ye have set at nought all my counsel, and would none of my reproof: |
| 26 | edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani, | I also will laugh at your calamity; I will mock when your fear cometh; |
| 27 | kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi. | When your fear cometh as desolation, and your destruction cometh as a whirlwind; when distress and anguish cometh upon you. |
| 28 | Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë. | Then shall they call upon me, but I will not answer; they shall seek me early, but they shall not find me: |
| 29 | Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, | For that they hated knowledge, and did not choose the fear of the Lord: |
| 30 | nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. | They would none of my counsel: they despised all my reproof. |
| 31 | Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre. | Therefore shall they eat of the fruit of their own way, and be filled with their own devices. |
| 32 | Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk; | For the turning away of the simple shall slay them, and the prosperity of fools shall destroy them. |
| 33 | por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe". | But whoso hearkeneth unto me shall dwell safely, and shall be quiet from fear of evil. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL