잠언 28장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 28절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan. | The wicked flee when no man pursueth: but the righteous are bold as a lion. |
| 2 | Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë. | For the transgression of a land many are the princes thereof: but by a man of understanding and knowledge the state thereof shall be prolonged. |
| 3 | Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë. | A poor man that oppresseth the poor is like a sweeping rain which leaveth no food. |
| 4 | Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata. | They that forsake the law praise the wicked: but such as keep the law contend with them. |
| 5 | Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë. | Evil men understand not judgment: but they that seek the Lord understand all things. |
| 6 | Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur. | Better is the poor that walketh in his uprightness, than he that is perverse in his ways, though he be rich. |
| 7 | Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij. | Whoso keepeth the law is a wise son: but he that is a companion of riotous men shameth his father. |
| 8 | Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit. | He that by usury and unjust gain increaseth his substance, he shall gather it for him that will pity the poor. |
| 9 | Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme. | He that turneth away his ear from hearing the law, even his prayer shall be abomination. |
| 10 | Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën. | Whoso causeth the righteous to go astray in an evil way, he shall fall himself into his own pit: but the upright shall have good things in possession. |
| 11 | I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye. | The rich man is wise in his own conceit; but the poor that hath understanding searcheth him out. |
| 12 | Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen. | When righteous men do rejoice, there is great glory: but when the wicked rise, a man is hidden. |
| 13 | Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën. | He that covereth his sins shall not prosper: but whoso confesseth and forsaketh them shall have mercy. |
| 14 | Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi. | Happy is the man that feareth alway: but he that hardeneth his heart shall fall into mischief. |
| 15 | Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur. | As a roaring lion, and a ranging bear; so is a wicked ruler over the poor people. |
| 16 | Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t'i zgjatur ditët e tij. | The prince that wanteth understanding is also a great oppressor: but he that hateth covetousness shall prolong his days. |
| 17 | Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë! | A man that doeth violence to the blood of any person shall flee to the pit; let no man stay him. |
| 18 | Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas. | Whoso walketh uprightly shall be saved: but he that is perverse in his ways shall fall at once. |
| 19 | Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe. | He that tilleth his land shall have plenty of bread: but he that followeth after vain persons shall have poverty enough. |
| 20 | Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj. | A faithful man shall abound with blessings: but he that maketh haste to be rich shall not be innocent. |
| 21 | Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë. | To have respect of persons is not good: for for a piece of bread that man will transgress. |
| 22 | Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria. | He that hasteth to be rich hath an evil eye, and considereth not that poverty shall come upon him. |
| 23 | Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë. | He that rebuketh a man afterwards shall find more favour than he that flattereth with the tongue. |
| 24 | Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron. | Whoso robbeth his father or his mother, and saith, It is no transgression; the same is the companion of a destroyer. |
| 25 | Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi. | He that is of a proud heart stirreth up strife: but he that putteth his trust in the Lord shall be made fat. |
| 26 | Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë. | He that trusteth in his own heart is a fool: but whoso walketh wisely, he shall be delivered. |
| 27 | Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime. | He that giveth unto the poor shall not lack: but he that hideth his eyes shall have many a curse. |
| 28 | Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen. | When the wicked rise, men hide themselves: but when they perish, the righteous increase. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL