잠언 29장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 27절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër. | He, that being often reproved hardeneth his neck, shall suddenly be destroyed, and that without remedy. |
| 2 | Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon. | When the righteous are in authority, the people rejoice: but when the wicked beareth rule, the people mourn. |
| 3 | Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet. | Whoso loveth wisdom rejoiceth his father: but he that keepeth company with harlots spendeth his substance. |
| 4 | Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim. | The king by judgment establisheth the land: but he that receiveth gifts overthroweth it. |
| 5 | Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij. | A man that flattereth his neighbour spreadeth a net for his feet. |
| 6 | Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet. | In the transgression of an evil man there is a snare: but the righteous doth sing and rejoice. |
| 7 | I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim. | The righteous considereth the cause of the poor: but the wicked regardeth not to know it. |
| 8 | Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin. | Scornful men bring a city into a snare: but wise men turn away wrath. |
| 9 | Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe. | If a wise man contendeth with a foolish man, whether he rage or laugh, there is no rest. |
| 10 | Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij. | The bloodthirsty hate the upright: but the just seek his soul. |
| 11 | Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul. | A fool uttereth all his mind: but a wise man keepeth it in till afterwards. |
| 12 | Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë. | If a ruler hearken to lies, all his servants are wicked. |
| 13 | I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve. | The poor and the deceitful man meet together: the Lord lighteneth both their eyes. |
| 14 | Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë. | The king that faithfully judgeth the poor, his throne shall be established for ever. |
| 15 | Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet. | The rod and reproof give wisdom: but a child left to himself bringeth his mother to shame. |
| 16 | Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre. | When the wicked are multiplied, transgression increaseth: but the righteous shall see their fall. |
| 17 | Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd. | Correct thy son, and he shall give thee rest; yea, he shall give delight unto thy soul. |
| 18 | Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin. | Where there is no vision, the people perish: but he that keepeth the law, happy is he. |
| 19 | Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet. | A servant will not be corrected by words: for though he understand he will not answer. |
| 20 | A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai. | Seest thou a man that is hasty in his words? there is more hope of a fool than of him. |
| 21 | Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij. | He that delicately bringeth up his servant from a child shall have him become his son at the length. |
| 22 | Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate. | An angry man stirreth up strife, and a furious man aboundeth in transgression. |
| 23 | Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi. | A man’s pride shall bring him low: but honour shall uphold the humble in spirit. |
| 24 | Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë. | Whoso is partner with a thief hateth his own soul: he heareth cursing, and bewrayeth it not. |
| 25 | Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar. | The fear of man bringeth a snare: but whoso putteth his trust in the Lord shall be safe. |
| 26 | Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti. | Many seek the ruler’s favour; but every man’s judgment cometh from the Lord. |
| 27 | Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët. | An unjust man is an abomination to the just: and he that is upright in the way is abomination to the wicked. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL