잠언 27장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 27절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë. | Boast not thyself of to morrow; for thou knowest not what a day may bring forth. |
| 2 | Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua. | Let another man praise thee, and not thine own mouth; a stranger, and not thine own lips. |
| 3 | Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë. | A stone is heavy, and the sand weighty; but a fool’s wrath is heavier than them both. |
| 4 | Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë? | Wrath is cruel, and anger is outrageous; but who is able to stand before envy? |
| 5 | Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur. | Open rebuke is better than secret love. |
| 6 | Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku. | Faithful are the wounds of a friend; but the kisses of an enemy are deceitful. |
| 7 | Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël. | The full soul loatheth an honeycomb; but to the hungry soul every bitter thing is sweet. |
| 8 | Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij. | As a bird that wandereth from her nest, so is a man that wandereth from his place. |
| 9 | Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta. | Ointment and perfume rejoice the heart: so doth the sweetness of a man’s friend by hearty counsel. |
| 10 | Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg. | Thine own friend, and thy father’s friend, forsake not; neither go into thy brother’s house in the day of thy calamity: for better is a neighbour that is near than a brother far off. |
| 11 | Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje. | My son, be wise, and make my heart glad, that I may answer him that reproacheth me. |
| 12 | Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen. | A prudent man foreseeth the evil, and hideth himself; but the simple pass on, and are punished. |
| 13 | Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj. | Take his garment that is surety for a stranger, and take a pledge of him for a strange woman. |
| 14 | Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim. | He that blesseth his friend with a loud voice, rising early in the morning, it shall be counted a curse to him. |
| 15 | Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës. | A continual dropping in a very rainy day and a contentious woman are alike. |
| 16 | Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë. | Whosoever hideth her hideth the wind, and the ointment of his right hand, which bewrayeth itself. |
| 17 | Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. | Iron sharpeneth iron; so a man sharpeneth the countenance of his friend. |
| 18 | Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet. | Whoso keepeth the fig tree shall eat the fruit thereof: so he that waiteth on his master shall be honoured. |
| 19 | Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun. | As in water face answereth to face, so the heart of man to man. |
| 20 | Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve. | Hell and destruction are never full; so the eyes of man are never satisfied. |
| 21 | Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr. | As the fining pot for silver, and the furnace for gold; so is a man to his praise. |
| 22 | Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij. | Though thou shouldest bray a fool in a mortar among wheat with a pestle, yet will not his foolishness depart from him. |
| 23 | Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua, | Be thou diligent to know the state of thy flocks, and look well to thy herds. |
| 24 | sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi. | For riches are not for ever: and doth the crown endure to every generation? |
| 25 | Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve, | The hay appeareth, and the tender grass sheweth itself, and herbs of the mountains are gathered. |
| 26 | qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are | The lambs are for thy clothing, and the goats are the price of the field. |
| 27 | dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua. | And thou shalt have goats’ milk enough for thy food, for the food of thy household, and for the maintenance for thy maidens. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL