잠언 26장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 28절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait. | As snow in summer, and as rain in harvest, so honour is not seemly for a fool. |
| 2 | Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt. | As the bird by wandering, as the swallow by flying, so the curse causeless shall not come. |
| 3 | Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve. | A whip for the horse, a bridle for the ass, and a rod for the fool’s back. |
| 4 | Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai. | Answer not a fool according to his folly, lest thou also be like unto him. |
| 5 | Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë. | Answer a fool according to his folly, lest he be wise in his own conceit. |
| 6 | Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë. | He that sendeth a message by the hand of a fool cutteth off the feet, and drinketh damage. |
| 7 | Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve. | The legs of the lame are not equal: so is a parable in the mouth of fools. |
| 8 | Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja. | As he that bindeth a stone in a sling, so is he that giveth honour to a fool. |
| 9 | Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri. | As a thorn goeth up into the hand of a drunkard, so is a parable in the mouth of fools. |
| 10 | Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve. | The great God that formed all things both rewardeth the fool, and rewardeth transgressors. |
| 11 | Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij. | As a dog returneth to his vomit, so a fool returneth to his folly. |
| 12 | A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të. | Seest thou a man wise in his own conceit? there is more hope of a fool than of him. |
| 13 | Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!". | The slothful man saith, There is a lion in the way; a lion is in the streets. |
| 14 | Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij. | As the door turneth upon his hinges, so doth the slothful upon his bed. |
| 15 | Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja. | The slothful hideth his hand in his bosom; it grieveth him to bring it again to his mouth. |
| 16 | Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend. | The sluggard is wiser in his own conceit than seven men that can render a reason. |
| 17 | Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen. | He that passeth by, and meddleth with strife belonging not to him, is like one that taketh a dog by the ears. |
| 18 | Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje, | As a mad man who casteth firebrands, arrows, and death, |
| 19 | kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!". | So is the man that deceiveth his neighbour, and saith, Am not I in sport? |
| 20 | Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund. | Where no wood is, there the fire goeth out: so where there is no talebearer, the strife ceaseth. |
| 21 | Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet. | As coals are to burning coals, and wood to fire; so is a contentious man to kindle strife. |
| 22 | Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve. | The words of a talebearer are as wounds, and they go down into the innermost parts of the belly. |
| 23 | Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte. | Burning lips and a wicked heart are like a potsherd covered with silver dross. |
| 24 | Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin. | He that hateth dissembleth with his lips, and layeth up deceit within him; |
| 25 | Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër. | When he speaketh fair, believe him not: for there are seven abominations in his heart. |
| 26 | Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend. | Whose hatred is covered by deceit, his wickedness shall be shewed before the whole congregation. |
| 27 | Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të. | Whoso diggeth a pit shall fall therein: and he that rolleth a stone, it will return upon him. |
| 28 | Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin. | A lying tongue hateth those that are afflicted by it; and a flattering mouth worketh ruin. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL