잠언 25장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 28절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës. | These are also proverbs of Solomon, which the men of Hezekiah king of Judah copied out. |
| 2 | Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë. | It is the glory of God to conceal a thing: but the honour of kings is to search out a matter. |
| 3 | Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm. | The heaven for height, and the earth for depth, and the heart of kings is unsearchable. |
| 4 | Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin. | Take away the dross from the silver, and there shall come forth a vessel for the finer. |
| 5 | Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi. | Take away the wicked from before the king, and his throne shall be established in righteousness. |
| 6 | Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj, | Put not forth thyself in the presence of the king, and stand not in the place of great men: |
| 7 | sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë. | For better it is that it be said unto thee, Come up hither; than that thou shouldest be put lower in the presence of the prince whom thine eyes have seen. |
| 8 | Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp. | Go not forth hastily to strive, lest thou know not what to do in the end thereof, when thy neighbour hath put thee to shame. |
| 9 | Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri, | Debate thy cause with thy neighbour himself; and discover not a secret to another: |
| 10 | me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë. | Lest he that heareth it put thee to shame, and thine infamy turn not away. |
| 11 | Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi. | A word fitly spoken is like apples of gold in pictures of silver. |
| 12 | Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar. | As an earring of gold, and an ornament of fine gold, so is a wise reprover upon an obedient ear. |
| 13 | Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij. | As the cold of snow in the time of harvest, so is a faithful messenger to them that send him: for he refresheth the soul of his masters. |
| 14 | Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi. | Whoso boasteth himself of a false gift is like clouds and wind without rain. |
| 15 | Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat. | By long forbearing is a prince persuaded, and a soft tongue breaketh the bone. |
| 16 | Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh. | Hast thou found honey? eat so much as is sufficient for thee, lest thou be filled therewith, and vomit it. |
| 17 | Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë. | Withdraw thy foot from thy neighbour’s house; lest he be weary of thee, and so hate thee. |
| 18 | Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë. | A man that beareth false witness against his neighbour is a maul, and a sword, and a sharp arrow. |
| 19 | Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur. | Confidence in an unfaithful man in time of trouble is like a broken tooth, and a foot out of joint. |
| 20 | Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën. | As he that taketh away a garment in cold weather, and as vinegar upon nitre, so is he that singeth songs to an heavy heart. |
| 21 | Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë, | If thine enemy be hungry, give him bread to eat; and if he be thirsty, give him water to drink: |
| 22 | sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë. | For thou shalt heap coals of fire upon his head, and the Lord shall reward thee. |
| 23 | Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar. | The north wind driveth away rain: so doth an angry countenance a backbiting tongue. |
| 24 | Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece. | It is better to dwell in the corner of the housetop, than with a brawling woman and in a wide house. |
| 25 | Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur. | As cold waters to a thirsty soul, so is good news from a far country. |
| 26 | I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur. | A righteous man falling down before the wicked is as a troubled fountain, and a corrupt spring. |
| 27 | Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi. | It is not good to eat much honey: so for men to search their own glory is not glory. |
| 28 | Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure. | He that hath no rule over his own spirit is like a city that is broken down, and without walls. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL