잠언 18장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 24절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë. | Through desire a man, having separated himself, seeketh and intermeddleth with all wisdom. |
| 2 | Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij. | A fool hath no delight in understanding, but that his heart may discover itself. |
| 3 | Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi. | When the wicked cometh, then cometh also contempt, and with ignominy reproach. |
| 4 | Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar. | The words of a man’s mouth are as deep waters, and the wellspring of wisdom as a flowing brook. |
| 5 | Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq. | It is not good to accept the person of the wicked, to overthrow the righteous in judgment. |
| 6 | Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje. | A fool’s lips enter into contention, and his mouth calleth for strokes. |
| 7 | Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij. | A fool’s mouth is his destruction, and his lips are the snare of his soul. |
| 8 | Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë. | The words of a talebearer are as wounds, and they go down into the innermost parts of the belly. |
| 9 | Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit. | He also that is slothful in his work is brother to him that is a great waster. |
| 10 | Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri. | The name of the Lord is a strong tower: the righteous runneth into it, and is safe. |
| 11 | Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë. | The rich man’s wealth is his strong city, and as an high wall in his own conceit. |
| 12 | Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia. | Before destruction the heart of man is haughty, and before honour is humility. |
| 13 | Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet. | He that answereth a matter before he heareth it, it is folly and shame unto him. |
| 14 | Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar? | The spirit of a man will sustain his infirmity; but a wounded spirit who can bear? |
| 15 | Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë. | The heart of the prudent getteth knowledge; and the ear of the wise seeketh knowledge. |
| 16 | Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve. | A man’s gift maketh room for him, and bringeth him before great men. |
| 17 | I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton. | He that is first in his own cause seemeth just; but his neighbour cometh and searcheth him. |
| 18 | Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit. | The lot causeth contentions to cease, and parteth between the mighty. |
| 19 | Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje. | A brother offended is harder to be won than a strong city: and their contentions are like the bars of a castle. |
| 20 | Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij. | A man’s belly shall be satisfied with the fruit of his mouth; and with the increase of his lips shall he be filled. |
| 21 | Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. | Death and life are in the power of the tongue: and they that love it shall eat the fruit thereof. |
| 22 | Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti. | Whoso findeth a wife findeth a good thing, and obtaineth favour of the Lord. |
| 23 | I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi. | The poor useth intreaties; but the rich answereth roughly. |
| 24 | Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla. | A man that hath friends must shew himself friendly: and there is a friend that sticketh closer than a brother. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL