잠언 17장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 28절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje. | Better is a dry morsel, and quietness therewith, than an house full of sacrifices with strife. |
| 2 | Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit. | A wise servant shall have rule over a son that causeth shame, and shall have part of the inheritance among the brethren. |
| 3 | Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti. | The fining pot is for silver, and the furnace for gold: but the Lord trieth the hearts. |
| 4 | Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur. | A wicked doer giveth heed to false lips; and a liar giveth ear to a naughty tongue. |
| 5 | Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. | Whoso mocketh the poor reproacheth his Maker: and he that is glad at calamities shall not be unpunished. |
| 6 | Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre. | Children’s children are the crown of old men; and the glory of children are their fathers. |
| 7 | Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare, | Excellent speech becometh not a fool: much less do lying lips a prince. |
| 8 | Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del. | A gift is as a precious stone in the eyes of him that hath it: whithersoever it turneth, it prospereth. |
| 9 | Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë. | He that covereth a transgression seeketh love; but he that repeateth a matter separateth very friends. |
| 10 | Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai. | A reproof entereth more into a wise man than an hundred stripes into a fool. |
| 11 | Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor. | An evil man seeketh only rebellion: therefore a cruel messenger shall be sent against him. |
| 12 | Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij. | Let a bear robbed of her whelps meet a man, rather than a fool in his folly. |
| 13 | E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen. | Whoso rewardeth evil for good, evil shall not depart from his house. |
| 14 | Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet. | The beginning of strife is as when one letteth out water: therefore leave off contention, before it be meddled with. |
| 15 | Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin. | He that justifieth the wicked, and he that condemneth the just, even they both are abomination to the Lord. |
| 16 | Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare? | Wherefore is there a price in the hand of a fool to get wisdom, seeing he hath no heart to it? |
| 17 | Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira. | A friend loveth at all times, and a brother is born for adversity. |
| 18 | Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij. | A man void of understanding striketh hands, and becometh surety in the presence of his friend. |
| 19 | Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim. | He loveth transgression that loveth strife: and he that exalteth his gate seeketh destruction. |
| 20 | Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe. | He that hath a froward heart findeth no good: and he that hath a perverse tongue falleth into mischief. |
| 21 | Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim. | He that begetteth a fool doeth it to his sorrow: and the father of a fool hath no joy. |
| 22 | Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat. | A merry heart doeth good like a medicine: but a broken spirit drieth the bones. |
| 23 | I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë. | A wicked man taketh a gift out of the bosom to pervert the ways of judgment. |
| 24 | Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut. | Wisdom is before him that hath understanding; but the eyes of a fool are in the ends of the earth. |
| 25 | Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur. | A foolish son is a grief to his father, and bitterness to her that bare him. |
| 26 | Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre. | Also to punish the just is not good, nor to strike princes for equity. |
| 27 | Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur. | He that hath knowledge spareth his words: and a man of understanding is of an excellent spirit. |
| 28 | Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar. | Even a fool, when he holdeth his peace, is counted wise: and he that shutteth his lips is esteemed a man of understanding. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL