잠언 19장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 29절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla. | Better is the poor that walketh in his integrity, than he that is perverse in his lips, and is a fool. |
| 2 | Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë. | Also, that the soul be without knowledge, it is not good; and he that hasteth with his feet sinneth. |
| 3 | Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit. | The foolishness of man perverteth his way: and his heart fretteth against the Lord. |
| 4 | Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij. | Wealth maketh many friends; but the poor is separated from his neighbour. |
| 5 | Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim. | A false witness shall not be unpunished, and he that speaketh lies shall not escape. |
| 6 | Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata. | Many will intreat the favour of the prince: and every man is a friend to him that giveth gifts. |
| 7 | Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t'u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më. | All the brethren of the poor do hate him: how much more do his friends go far from him? he pursueth them with words, yet they are wanting to him. |
| 8 | Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën. | He that getteth wisdom loveth his own soul: he that keepeth understanding shall find good. |
| 9 | Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë. | A false witness shall not be unpunished, and he that speaketh lies shall perish. |
| 10 | Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat. | Delight is not seemly for a fool; much less for a servant to have rule over princes. |
| 11 | Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet. | The discretion of a man deferreth his anger; and it is his glory to pass over a transgression. |
| 12 | Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar. | The king’s wrath is as the roaring of a lion; but his favour is as dew upon the grass. |
| 13 | Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme. | A foolish son is the calamity of his father: and the contentions of a wife are a continual dropping. |
| 14 | Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti. | House and riches are the inheritance of fathers: and a prudent wife is from the Lord. |
| 15 | Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria. | Slothfulness casteth into a deep sleep; and an idle soul shall suffer hunger. |
| 16 | Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur. | He that keepeth the commandment keepeth his own soul; but he that despiseth his ways shall die. |
| 17 | Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë. | He that hath pity upon the poor lendeth unto the Lord; and that which he hath given will he pay him again. |
| 18 | Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij. | Chasten thy son while there is hope, and let not thy soul spare for his crying. |
| 19 | Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë. | A man of great wrath shall suffer punishment: for if thou deliver him, yet thou must do it again. |
| 20 | Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua. | Hear counsel, and receive instruction, that thou mayest be wise in thy latter end. |
| 21 | Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar. | There are many devices in a man’s heart; nevertheless the counsel of the Lord, that shall stand. |
| 22 | Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar. | The desire of a man is his kindness: and a poor man is better than a liar. |
| 23 | Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe. | The fear of the Lord tendeth to life: and he that hath it shall abide satisfied; he shall not be visited with evil. |
| 24 | Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë. | A slothful man hideth his hand in his bosom, and will not so much as bring it to his mouth again. |
| 25 | Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri. | Smite a scorner, and the simple will beware: and reprove one that hath understanding, and he will understand knowledge. |
| 26 | Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp. | He that wasteth his father, and chaseth away his mother, is a son that causeth shame, and bringeth reproach. |
| 27 | Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë. | Cease, my son, to hear the instruction that causeth to err from the words of knowledge. |
| 28 | Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë. | An ungodly witness scorneth judgment: and the mouth of the wicked devoureth iniquity. |
| 29 | Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve. | Judgments are prepared for scorners, and stripes for the back of fools. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL