잠언 16장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 33절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti. | The preparations of the heart in man, and the answer of the tongue, is from the Lord. |
| 2 | Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët. | All the ways of a man are clean in his own eyes; but the Lord weigheth the spirits. |
| 3 | Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen. | Commit thy works unto the Lord, and thy thoughts shall be established. |
| 4 | Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë. | The Lord hath made all things for himself: yea, even the wicked for the day of evil. |
| 5 | Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar. | Every one that is proud in heart is an abomination to the Lord: though hand join in hand, he shall not be unpunished. |
| 6 | Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja. | By mercy and truth iniquity is purged: and by the fear of the Lord men depart from evil. |
| 7 | Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të. | When a man’s ways please the Lord, he maketh even his enemies to be at peace with him. |
| 8 | Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi. | Better is a little with righteousness than great revenues without right. |
| 9 | Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij. | A man’s heart deviseth his way: but the Lord directeth his steps. |
| 10 | Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë. | A divine sentence is in the lips of the king: his mouth transgresseth not in judgment. |
| 11 | Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij. | A just weight and balance are the Lord’s: all the weights of the bag are his work. |
| 12 | Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë. | It is an abomination to kings to commit wickedness: for the throne is established by righteousness. |
| 13 | Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt. | Righteous lips are the delight of kings; and they love him that speaketh right. |
| 14 | Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë. | The wrath of a king is as messengers of death: but a wise man will pacify it. |
| 15 | Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit. | In the light of the king’s countenance is life; and his favour is as a cloud of the latter rain. |
| 16 | Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend. | How much better is it to get wisdom than gold! and to get understanding rather to be chosen than silver! |
| 17 | Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij. | The highway of the upright is to depart from evil: he that keepeth his way preserveth his soul. |
| 18 | Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare. | Pride goeth before destruction, and an haughty spirit before a fall. |
| 19 | Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët. | Better it is to be of an humble spirit with the lowly, than to divide the spoil with the proud. |
| 20 | Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur. | He that handleth a matter wisely shall find good: and whoso trusteth in the Lord, happy is he. |
| 21 | I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë. | The wise in heart shall be called prudent: and the sweetness of the lips increaseth learning. |
| 22 | Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve. | Understanding is a wellspring of life unto him that hath it: but the instruction of fools is folly. |
| 23 | Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij. | The heart of the wise teacheth his mouth, and addeth learning to his lips. |
| 24 | Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat. | Pleasant words are as an honeycomb, sweet to the soul, and health to the bones. |
| 25 | Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes. | There is a way that seemeth right unto a man, but the end thereof are the ways of death. |
| 26 | Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit. | He that laboureth laboureth for himself; for his mouth craveth it of him. |
| 27 | Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur. | An ungodly man diggeth up evil: and in his lips there is as a burning fire. |
| 28 | Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë. | A froward man soweth strife: and a whisperer separateth chief friends. |
| 29 | Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë. | A violent man enticeth his neighbour, and leadeth him into the way that is not good. |
| 30 | Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen. | He shutteth his eyes to devise froward things: moving his lips he bringeth evil to pass. |
| 31 | Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë. | The hoary head is a crown of glory, if it be found in the way of righteousness. |
| 32 | Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet. | He that is slow to anger is better than the mighty; and he that ruleth his spirit than he that taketh a city. |
| 33 | Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti. | The lot is cast into the lap; but the whole disposing thereof is of the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL