잠언 15장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 33절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin. | A soft answer turneth away wrath: but grievous words stir up anger. |
| 2 | Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira. | The tongue of the wise useth knowledge aright: but the mouth of fools poureth out foolishness. |
| 3 | Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët. | The eyes of the Lord are in every place, beholding the evil and the good. |
| 4 | Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin. | A wholesome tongue is a tree of life: but perverseness therein is a breach in the spirit. |
| 5 | Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi. | A fool despiseth his father’s instruction: but he that regardeth reproof is prudent. |
| 6 | Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe. | In the house of the righteous is much treasure: but in the revenues of the wicked is trouble. |
| 7 | Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve. | The lips of the wise disperse knowledge: but the heart of the foolish doeth not so. |
| 8 | Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij. | The sacrifice of the wicked is an abomination to the Lord: but the prayer of the upright is his delight. |
| 9 | Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë. | The way of the wicked is an abomination unto the Lord: but he loveth him that followeth after righteousness. |
| 10 | Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur. | Correction is grievous unto him that forsaketh the way: and he that hateth reproof shall die. |
| 11 | Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve! | Hell and destruction are before the Lord: how much more then the hearts of the children of men? |
| 12 | Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët. | A scorner loveth not one that reproveth him: neither will he go unto the wise. |
| 13 | Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet. | A merry heart maketh a cheerful countenance: but by sorrow of the heart the spirit is broken. |
| 14 | Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi. | The heart of him that hath understanding seeketh knowledge: but the mouth of fools feedeth on foolishness. |
| 15 | Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë. | All the days of the afflicted are evil: but he that is of a merry heart hath a continual feast. |
| 16 | Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime. | Better is little with the fear of the Lord than great treasure and trouble therewith. |
| 17 | Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje. | Better is a dinner of herbs where love is, than a stalled ox and hatred therewith. |
| 18 | Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet. | A wrathful man stirreth up strife: but he that is slow to anger appeaseth strife. |
| 19 | Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë. | The way of the slothful man is as an hedge of thorns: but the way of the righteous is made plain. |
| 20 | Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën. | A wise son maketh a glad father: but a foolish man despiseth his mother. |
| 21 | Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt. | Folly is joy to him that is destitute of wisdom: but a man of understanding walketh uprightly. |
| 22 | Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh. | Without counsel purposes are disappointed: but in the multitude of counsellors they are established. |
| 23 | Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur! | A man hath joy by the answer of his mouth: and a word spoken in due season, how good is it! |
| 24 | Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë. | The way of life is above to the wise, that he may depart from hell beneath. |
| 25 | Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve. | The Lord will destroy the house of the proud: but he will establish the border of the widow. |
| 26 | Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra. | The thoughts of the wicked are an abomination to the Lord: but the words of the pure are pleasant words. |
| 27 | Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar. | He that is greedy of gain troubleth his own house; but he that hateth gifts shall live. |
| 28 | Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija. | The heart of the righteous studieth to answer: but the mouth of the wicked poureth out evil things. |
| 29 | Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve. | The Lord is far from the wicked: but he heareth the prayer of the righteous. |
| 30 | Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat. | The light of the eyes rejoiceth the heart: and a good report maketh the bones fat. |
| 31 | Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët. | The ear that heareth the reproof of life abideth among the wise. |
| 32 | Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë. | He that refuseth instruction despiseth his own soul: but he that heareth reproof getteth understanding. |
| 33 | Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia. | The fear of the Lord is the instruction of wisdom; and before honour is humility. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL