잠언 14장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 잠언 (Proverbs) · 35절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta. | Every wise woman buildeth her house: but the foolish plucketh it down with her hands. |
| 2 | Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë. | He that walketh in his uprightness feareth the Lord: but he that is perverse in his ways despiseth him. |
| 3 | Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre. | In the mouth of the foolish is a rod of pride: but the lips of the wise shall preserve them. |
| 4 | Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut. | Where no oxen are, the crib is clean: but much increase is by the strength of the ox. |
| 5 | Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra. | A faithful witness will not lie: but a false witness will utter lies. |
| 6 | Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend. | A scorner seeketh wisdom, and findeth it not: but knowledge is easy unto him that understandeth. |
| 7 | Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij. | Go from the presence of a foolish man, when thou perceivest not in him the lips of knowledge. |
| 8 | Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim. | The wisdom of the prudent is to understand his way: but the folly of fools is deceit. |
| 9 | Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja. | Fools make a mock at sin: but among the righteous there is favour. |
| 10 | Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj. | The heart knoweth his own bitterness; and a stranger doth not intermeddle with his joy. |
| 11 | Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë. | The house of the wicked shall be overthrown: but the tabernacle of the upright shall flourish. |
| 12 | Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes. | There is a way which seemeth right unto a man, but the end thereof are the ways of death. |
| 13 | Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje. | Even in laughter the heart is sorrowful; and the end of that mirth is heaviness. |
| 14 | Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij. | The backslider in heart shall be filled with his own ways: and a good man shall be satisfied from himself. |
| 15 | Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij. | The simple believeth every word: but the prudent man looketh well to his going. |
| 16 | Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull. | A wise man feareth, and departeth from evil: but the fool rageth, and is confident. |
| 17 | Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer. | He that is soon angry dealeth foolishly: and a man of wicked devices is hated. |
| 18 | Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije. | The simple inherit folly: but the prudent are crowned with knowledge. |
| 19 | Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve. | The evil bow before the good; and the wicked at the gates of the righteous. |
| 20 | Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues. | The poor is hated even of his own neighbour: but the rich hath many friends. |
| 21 | Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur. | He that despiseth his neighbour sinneth: but he that hath mercy on the poor, happy is he. |
| 22 | A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën. | Do they not err that devise evil? but mercy and truth shall be to them that devise good. |
| 23 | Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri. | In all labour there is profit: but the talk of the lips tendeth only to penury. |
| 24 | Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi. | The crown of the wise is their riches: but the foolishness of fools is folly. |
| 25 | Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra. | A true witness delivereth souls: but a deceitful witness speaketh lies. |
| 26 | Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi. | In the fear of the Lord is strong confidence: and his children shall have a place of refuge. |
| 27 | Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes. | The fear of the Lord is a fountain of life, to depart from the snares of death. |
| 28 | Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve. | In the multitude of people is the king’s honour: but in the want of people is the destruction of the prince. |
| 29 | Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij. | He that is slow to wrath is of great understanding: but he that is hasty of spirit exalteth folly. |
| 30 | Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave. | A sound heart is the life of the flesh: but envy the rottenness of the bones. |
| 31 | Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë. | He that oppresseth the poor reproacheth his Maker: but he that honoureth him hath mercy on the poor. |
| 32 | I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij. | The wicked is driven away in his wickedness: but the righteous hath hope in his death. |
| 33 | Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh. | Wisdom resteth in the heart of him that hath understanding: but that which is in the midst of fools is made known. |
| 34 | Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve. | Righteousness exalteth a nation: but sin is a reproach to any people. |
| 35 | Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi. | The king’s favour is toward a wise servant: but his wrath is against him that causeth shame. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL