욥기 6장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 30절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: | But Job answered and said, |
| 2 | "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren, | Oh that my grief were throughly weighed, and my calamity laid in the balances together! |
| 3 | do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën. | For now it would be heavier than the sand of the sea: therefore my words are swallowed up. |
| 4 | Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje. | For the arrows of the Almighty are within me, the poison whereof drinketh up my spirit: the terrors of God do set themselves in array against me. |
| 5 | Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij? | Doth the wild ass bray when he hath grass? or loweth the ox over his fodder? |
| 6 | A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës? | Can that which is unsavoury be eaten without salt? or is there any taste in the white of an egg? |
| 7 | Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm. | The things that my soul refused to touch are as my sorrowful meat. |
| 8 | Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj! | Oh that I might have my request; and that God would grant me the thing that I long for! |
| 9 | Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë! | Even that it would please God to destroy me; that he would let loose his hand, and cut me off! |
| 10 | Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit. | Then should I yet have comfort; yea, I would harden myself in sorrow: let him not spare; for I have not concealed the words of the Holy One. |
| 11 | Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time? | What is my strength, that I should hope? and what is mine end, that I should prolong my life? |
| 12 | Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi? | Is my strength the strength of stones? or is my flesh of brass? |
| 13 | A s'jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria? | Is not my help in me? and is wisdom driven quite from me? |
| 14 | Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit. | To him that is afflicted pity should be shewed from his friend; but he forsaketh the fear of the Almighty. |
| 15 | Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken. | My brethren have dealt deceitfully as a brook, and as the stream of brooks they pass away; |
| 16 | Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora, | Which are blackish by reason of the ice, and wherein the snow is hid: |
| 17 | por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre. | What time they wax warm, they vanish: when it is hot, they are consumed out of their place. |
| 18 | Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë. | The paths of their way are turned aside; they go to nothing, and perish. |
| 19 | Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata, | The troops of Tema looked, the companies of Sheba waited for them. |
| 20 | por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar. | They were confounded because they had hoped; they came thither, and were ashamed. |
| 21 | Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë. | For now ye are nothing; ye see my casting down, and are afraid. |
| 22 | A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj", | Did I say, Bring unto me? or, Give a reward for me of your substance? |
| 23 | ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"? | Or, Deliver me from the enemy’s hand? or, Redeem me from the hand of the mighty? |
| 24 | Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar. | Teach me, and I will hold my tongue: and cause me to understand wherein I have erred. |
| 25 | Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja? | How forcible are right words! but what doth your arguing reprove? |
| 26 | Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era? | Do ye imagine to reprove words, and the speeches of one that is desperate, which are as wind? |
| 27 | Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj. | Yea, ye overwhelm the fatherless, and ye dig a pit for your friend. |
| 28 | Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush. | Now therefore be content, look upon me; for it is evident unto you if I lie. |
| 29 | Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time. | Return, I pray you, let it not be iniquity; yea, return again, my righteousness is in it. |
| 30 | A ka vallë paudhësi në gjuhën time apo qiellza ime nuk i dallon më ligësitë?". | Is there iniquity in my tongue? cannot my taste discern perverse things? |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL