욥기 7장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 21절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati? | Is there not an appointed time to man upon earth? are not his days also like the days of an hireling? |
| 2 | Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij, | As a servant earnestly desireth the shadow, and as an hireling looketh for the reward of his work: |
| 3 | kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje. | So am I made to possess months of vanity, and wearisome nights are appointed to me. |
| 4 | Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim. | When I lie down, I say, When shall I arise, and the night be gone? and I am full of tossings to and fro unto the dawning of the day. |
| 5 | Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë. | My flesh is clothed with worms and clods of dust; my skin is broken, and become loathsome. |
| 6 | Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë. | My days are swifter than a weaver’s shuttle, and are spent without hope. |
| 7 | Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën. | O remember that my life is wind: mine eye shall no more see good. |
| 8 | Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më. | The eye of him that hath seen me shall see me no more: thine eyes are upon me, and I am not. |
| 9 | Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më; | As the cloud is consumed and vanisheth away: so he that goeth down to the grave shall come up no more. |
| 10 | nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më. | He shall return no more to his house, neither shall his place know him any more. |
| 11 | Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim. | Therefore I will not refrain my mouth; I will speak in the anguish of my spirit; I will complain in the bitterness of my soul. |
| 12 | A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje? | Am I a sea, or a whale, that thou settest a watch over me? |
| 13 | Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time", | When I say, My bed shall comfort me, my couch shall ease my complaint; |
| 14 | ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime; | Then thou scarest me with dreams, and terrifiest me through visions: |
| 15 | kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë. | So that my soul chooseth strangling, and death rather than my life. |
| 16 | Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë. | I loathe it; I would not live alway: let me alone; for my days are vanity. |
| 17 | Ç'është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të, | What is man, that thou shouldest magnify him? and that thou shouldest set thine heart upon him? |
| 18 | dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast? | And that thou shouldest visit him every morning, and try him every moment? |
| 19 | Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time? | How long wilt thou not depart from me, nor let me alone till I swallow down my spittle? |
| 20 | Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime? | I have sinned; what shall I do unto thee, O thou preserver of men? why hast thou set me as a mark against thee, so that I am a burden to myself? |
| 21 | Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më". | And why dost thou not pardon my transgression, and take away mine iniquity? for now shall I sleep in the dust; and thou shalt seek me in the morning, but I shall not be. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL