욥기 4장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 21절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha: | Then Eliphaz the Temanite answered and said, |
| 2 | "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t'i ndalë fjalët? | If we assay to commune with thee, wilt thou be grieved? but who can withhold himself from speaking? |
| 3 | Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; | Behold, thou hast instructed many, and thou hast strengthened the weak hands. |
| 4 | fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen. | Thy words have upholden him that was falling, and thou hast strengthened the feeble knees. |
| 5 | Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare. | But now it is come upon thee, and thou faintest; it toucheth thee, and thou art troubled. |
| 6 | Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote? | Is not this thy fear, thy confidence, thy hope, and the uprightness of thy ways? |
| 7 | Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm? | Remember, I pray thee, who ever perished, being innocent? or where were the righteous cut off? |
| 8 | Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre. | Even as I have seen, they that plow iniquity, and sow wickedness, reap the same. |
| 9 | Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata. | By the blast of God they perish, and by the breath of his nostrils are they consumed. |
| 10 | Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer. | The roaring of the lion, and the voice of the fierce lion, and the teeth of the young lions, are broken. |
| 11 | Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen. | The old lion perisheth for lack of prey, and the stout lion’s whelps are scattered abroad. |
| 12 | Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj. | Now a thing was secretly brought to me, and mine ear received a little thereof. |
| 13 | Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit, | In thoughts from the visions of the night, when deep sleep falleth on men, |
| 14 | më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia. | Fear came upon me, and trembling, which made all my bones to shake. |
| 15 | Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit. | Then a spirit passed before my face; the hair of my flesh stood up: |
| 16 | Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte: | It stood still, but I could not discern the form thereof: an image was before mine eyes, there was silence, and I heard a voice, saying, |
| 17 | "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij? | Shall mortal man be more just than God? shall a man be more pure than his maker? |
| 18 | Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij; | Behold, he put no trust in his servants; and his angels he charged with folly: |
| 19 | aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë. | How much less in them that dwell in houses of clay, whose foundation is in the dust, which are crushed before the moth? |
| 20 | Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re. | They are destroyed from morning to evening: they perish for ever without any regarding it. |
| 21 | Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"". | Doth not their excellency which is in them go away? they die, even without wisdom. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL