욥기 3장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 26절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij. | After this opened Job his mouth, and cursed his day. |
| 2 | Kështu Jobi mori fjalën dhe tha: | And Job spake, and said, |
| 3 | "Humbtë dita në të cilën linda dhe nata që tha: "U ngjiz një mashkull!". | Let the day perish wherein I was born, and the night in which it was said, There is a man child conceived. |
| 4 | Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita! | Let that day be darkness; let not God regard it from above, neither let the light shine upon it. |
| 5 | E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë! | Let darkness and the shadow of death stain it; let a cloud dwell upon it; let the blackness of the day terrify it. |
| 6 | Atë natë e marrtë terri, mos hyftë në ditët e vitit, mos hyftë në llogaritjen e muajve! | As for that night, let darkness seize upon it; let it not be joined unto the days of the year, let it not come into the number of the months. |
| 7 | Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi. | Lo, let that night be solitary, let no joyful voice come therein. |
| 8 | E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin. | Let them curse it that curse the day, who are ready to raise up their mourning. |
| 9 | U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon, | Let the stars of the twilight thereof be dark; let it look for light, but have none; neither let it see the dawning of the day: |
| 10 | sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi. | Because it shut not up the doors of my mother’s womb, nor hid sorrow from mine eyes. |
| 11 | Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj? | Why died I not from the womb? why did I not give up the ghost when I came out of the belly? |
| 12 | Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë? | Why did the knees prevent me? or why the breasts that I should suck? |
| 13 | Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja, | For now should I have lain still and been quiet, I should have slept: then had I been at rest, |
| 14 | bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara, | With kings and counsellors of the earth, which built desolate places for themselves; |
| 15 | ose bashkë me princat që kishin ar ose që mbushën me argjend pallatet e tyre. | Or with princes that had gold, who filled their houses with silver: |
| 16 | Ose pse nuk qeshë si një dështim i fshehur, si fëmijët që nuk e kanë parë kurrë dritën? | Or as an hidden untimely birth I had not been; as infants which never saw light. |
| 17 | Atje poshtë të këqinjtë nuk brengosen më, atje poshtë çlodhen të lodhurit. | There the wicked cease from troubling; and there the weary be at rest. |
| 18 | Atje poshtë të burgosurit janë të qetë bashkë, dhe nuk e dëgjojnë më zërin e xhelatit. | There the prisoners rest together; they hear not the voice of the oppressor. |
| 19 | Atje poshtë ka të vegjël dhe të mëdhenj, dhe skllavi është i lirë nga pronari i tij. | The small and great are there; and the servant is free from his master. |
| 20 | Pse t'i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim, | Wherefore is light given to him that is in misery, and life unto the bitter in soul; |
| 21 | të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura; | Which long for death, but it cometh not; and dig for it more than for hid treasures; |
| 22 | gëzohen shumë dhe ngazëllojnë kur gjejnë varrin? | Which rejoice exceedingly, and are glad, when they can find the grave? |
| 23 | Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë? | Why is light given to a man whose way is hid, and whom God hath hedged in? |
| 24 | Në vend që të ushqehem, unë psherëtij, dhe rënkimet e mia burojnë si uji. | For my sighing cometh before I eat, and my roarings are poured out like the waters. |
| 25 | Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh. | For the thing which I greatly feared is come upon me, and that which I was afraid of is come unto me. |
| 26 | Nuk kam qetësi, nuk kam prehje, por më pushton shqetësimi". | I was not in safety, neither had I rest, neither was I quiet; yet trouble came. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL