욥기 40장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 24절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Zoti vazhdoi t'i përgjigjet Jobit dhe tha: | Moreover the Lord answered Job, and said, |
| 2 | "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t'i përgjigjet kësaj pyetjeje". | Shall he that contendeth with the Almighty instruct him? he that reproveth God, let him answer it. |
| 3 | Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha: | Then Job answered the Lord, and said, |
| 4 | "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time. | Behold, I am vile; what shall I answer thee? I will lay mine hand upon my mouth. |
| 5 | Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë". | Once have I spoken; but I will not answer: yea, twice; but I will proceed no further. |
| 6 | Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha: | Then answered the Lord unto Job out of the whirlwind, and said, |
| 7 | "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh. | Gird up thy loins now like a man: I will demand of thee, and declare thou unto me. |
| 8 | A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten? | Wilt thou also disannul my judgment? wilt thou condemn me, that thou mayest be righteous? |
| 9 | A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij? | Hast thou an arm like God? or canst thou thunder with a voice like him? |
| 10 | Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim. | Deck thyself now with majesty and excellency; and array thyself with glory and beauty. |
| 11 | Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli, | Cast abroad the rage of thy wrath: and behold every one that is proud, and abase him. |
| 12 | shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen. | Look on every one that is proud, and bring him low; and tread down the wicked in their place. |
| 13 | Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta. | Hide them in the dust together; and bind their faces in secret. |
| 14 | Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore. | Then will I also confess unto thee that thine own right hand can save thee. |
| 15 | Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau. | Behold now behemoth, which I made with thee; he eateth grass as an ox. |
| 16 | Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij. | Lo now, his strength is in his loins, and his force is in the navel of his belly. |
| 17 | E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë. | He moveth his tail like a cedar: the sinews of his stones are wrapped together. |
| 18 | Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri. | His bones are as strong pieces of brass; his bones are like bars of iron. |
| 19 | Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t'i afrohet atij me shpatën e tij. | He is the chief of the ways of God: he that made him can make his sword to approach unto him. |
| 20 | Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen, | Surely the mountains bring him forth food, where all the beasts of the field play. |
| 21 | ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale. | He lieth under the shady trees, in the covert of the reed, and fens. |
| 22 | Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë. | The shady trees cover him with their shadow; the willows of the brook compass him about. |
| 23 | Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij. | Behold, he drinketh up a river, and hasteth not: he trusteth that he can draw up Jordan into his mouth. |
| 24 | Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t'i shpojë flegrat e hundës me gremça? | He taketh it with his eyes: his nose pierceth through snares. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL