욥기 39장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 30절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave? | Knowest thou the time when the wild goats of the rock bring forth? or canst thou mark when the hinds do calve? |
| 2 | A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin? | Canst thou number the months that they fulfil? or knowest thou the time when they bring forth? |
| 3 | Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre. | They bow themselves, they bring forth their young ones, they cast out their sorrows. |
| 4 | Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre. | Their young ones are in good liking, they grow up with corn; they go forth, and return not unto them. |
| 5 | Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër, | Who hath sent out the wild ass free? or who hath loosed the bands of the wild ass? |
| 6 | të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë? | Whose house I have made the wilderness, and the barren land his dwellings. |
| 7 | Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie. | He scorneth the multitude of the city, neither regardeth he the crying of the driver. |
| 8 | Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër. | The range of the mountains is his pasture, and he searcheth after every green thing. |
| 9 | Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd? | Will the unicorn be willing to serve thee, or abide by thy crib? |
| 10 | A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje? | Canst thou bind the unicorn with his band in the furrow? or will he harrow the valleys after thee? |
| 11 | A do t'i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t'ia lësh atij punën tënde? | Wilt thou trust him, because his strength is great? or wilt thou leave thy labour to him? |
| 12 | A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë? | Wilt thou believe him, that he will bring home thy seed, and gather it into thy barn? |
| 13 | Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut. | Gavest thou the goodly wings unto the peacocks? or wings and feathers unto the ostrich? |
| 14 | Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur. | Which leaveth her eggs in the earth, and warmeth them in dust, |
| 15 | duke harruar që një këmbë mund t'i shtypë ose një kafshë e fushave mund t'i shkelë. | And forgetteth that the foot may crush them, or that the wild beast may break them. |
| 16 | I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë, | She is hardened against her young ones, as though they were not hers: her labour is in vain without fear; |
| 17 | sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi. | Because God hath deprived her of wisdom, neither hath he imparted to her understanding. |
| 18 | Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij. | What time she lifteth up herself on high, she scorneth the horse and his rider. |
| 19 | A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten? | Hast thou given the horse strength? hast thou clothed his neck with thunder? |
| 20 | A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr. | Canst thou make him afraid as a grasshopper? the glory of his nostrils is terrible. |
| 21 | Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë. | He paweth in the valley, and rejoiceth in his strength: he goeth on to meet the armed men. |
| 22 | Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës. | He mocketh at fear, and is not affrighted; neither turneth he back from the sword. |
| 23 | Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta. | The quiver rattleth against him, the glittering spear and the shield. |
| 24 | Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria. | He swalloweth the ground with fierceness and rage: neither believeth he that it is the sound of the trumpet. |
| 25 | Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës. | He saith among the trumpets, Ha, ha; and he smelleth the battle afar off, the thunder of the captains, and the shouting. |
| 26 | Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut? | Doth the hawk fly by thy wisdom, and stretch her wings toward the south? |
| 27 | Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta? | Doth the eagle mount up at thy command, and make her nest on high? |
| 28 | Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirta. | She dwelleth and abideth on the rock, upon the crag of the rock, and the strong place. |
| 29 | Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg. | From thence she seeketh the prey, and her eyes behold afar off. |
| 30 | Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo". | Her young ones also suck up blood: and where the slain are, there is she. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL