욥기 41장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 34절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar? | Canst thou draw out leviathan with an hook? or his tongue with a cord which thou lettest down? |
| 2 | A mund t'i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t'i shposh nofullën me një çengel? | Canst thou put an hook into his nose? or bore his jaw through with a thorn? |
| 3 | A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla? | Will he make many supplications unto thee? will he speak soft words unto thee? |
| 4 | A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë? | Will he make a covenant with thee? wilt thou take him for a servant for ever? |
| 5 | A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua? | Wilt thou play with him as with a bird? or wilt thou bind him for thy maidens? |
| 6 | Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve? | Shall the companions make a banquet of him? shall they part him among the merchants? |
| 7 | A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja? | Canst thou fill his skin with barbed irons? or his head with fish spears? |
| 8 | Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar. | Lay thine hand upon him, remember the battle, do no more. |
| 9 | Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri. | Behold, the hope of him is in vain: shall not one be cast down even at the sight of him? |
| 10 | Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje? | None is so fierce that dare stir him up: who then is able to stand before me? |
| 11 | Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja. | Who hath prevented me, that I should repay him? whatsoever is under the whole heaven is mine. |
| 12 | Nuk do t'i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij. | I will not conceal his parts, nor his power, nor his comely proportion. |
| 13 | Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t'i afrohet me një fre të dyfishtë? | Who can discover the face of his garment? or who can come to him with his double bridle? |
| 14 | Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij? | Who can open the doors of his face? his teeth are terrible round about. |
| 15 | Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule. | His scales are his pride, shut up together as with a close seal. |
| 16 | Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre. | One is so near to another, that no air can come between them. |
| 17 | Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen. | They are joined one to another, they stick together, that they cannot be sundered. |
| 18 | Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit. | By his neesings a light doth shine, and his eyes are like the eyelids of the morning. |
| 19 | Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri. | Out of his mouth go burning lamps, and sparks of fire leap out. |
| 20 | Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan. | Out of his nostrils goeth smoke, as out of a seething pot or caldron. |
| 21 | Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë. | His breath kindleth coals, and a flame goeth out of his mouth. |
| 22 | Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri. | In his neck remaineth strength, and sorrow is turned into joy before him. |
| 23 | Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin. | The flakes of his flesh are joined together: they are firm in themselves; they cannot be moved. |
| 24 | Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës. | His heart is as firm as a stone; yea, as hard as a piece of the nether millstone. |
| 25 | Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar. | When he raiseth up himself, the mighty are afraid: by reason of breakings they purify themselves. |
| 26 | Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën. | The sword of him that layeth at him cannot hold: the spear, the dart, nor the habergeon. |
| 27 | E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi. | He esteemeth iron as straw, and brass as rotten wood. |
| 28 | Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte. | The arrow cannot make him flee: slingstones are turned with him into stubble. |
| 29 | Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës. | Darts are counted as stubble: he laugheth at the shaking of a spear. |
| 30 | Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë. | Sharp stones are under him: he spreadeth sharp pointed things upon the mire. |
| 31 | E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem. | He maketh the deep to boil like a pot: he maketh the sea like a pot of ointment. |
| 32 | Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat. | He maketh a path to shine after him; one would think the deep to be hoary. |
| 33 | Mbi tokë nuk ka asgjë që t'i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë. | Upon earth there is not his like, who is made without fear. |
| 34 | Shiko në fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi të gjitha bishat më madhështore". | He beholdeth all high things: he is a king over all the children of pride. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL