욥기 37장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 24절
- 1 Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
- 2 Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
- 3 Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
- 4 Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
- 5 Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.
- 6 I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.
- 7 Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.
- 8 Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.
- 9 Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.
- 10 Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
- 11 I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.
- 12 Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.
- 13 I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.
- 14 Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!
- 15 A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?
- 16 A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?
- 17 A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?
- 18 Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?
- 19 Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.
- 20 A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.
- 21 Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.
- 22 Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.
- 23 Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.
- 24 Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗