욥기 34장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 37절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Elihu nisi përsëri të flasë dhe tha: | Furthermore Elihu answered and said, |
| 2 | "Dëgjoni, o njerëz të urtë, fjalët e mia, dhe ju, njerëz të ditur, ma vini veshin! | Hear my words, O ye wise men; and give ear unto me, ye that have knowledge. |
| 3 | Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet. | For the ear trieth words, as the mouth tasteth meat. |
| 4 | Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë. | Let us choose to us judgment: let us know among ourselves what is good. |
| 5 | Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time. | For Job hath said, I am righteous: and God hath taken away my judgment. |
| 6 | A duhet të gënjej kundër drejtësisë sime? Plaga ime është e pashërueshme, megjithëse jam pa mëkat". | Should I lie against my right? my wound is incurable without transgression. |
| 7 | Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin, | What man is like Job, who drinketh up scorning like water? |
| 8 | që ecën bashkë me keqbërësit dhe shkon bashkë me njerëzit e këqij? | Which goeth in company with the workers of iniquity, and walketh with wicked men. |
| 9 | Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia". | For he hath said, It profiteth a man nothing that he should delight himself with God. |
| 10 | Më dëgjoni, pra, o njerëz me mend! Qoftë larg Perëndisë paudhësia dhe ligësia qoftë larg të Plotfuqishmit! | Therefore hearken unto me, ye men of understanding: far be it from God, that he should do wickedness; and from the Almighty, that he should commit iniquity. |
| 11 | Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij. | For the work of a man shall he render unto him, and cause every man to find according to his ways. |
| 12 | Sigurisht Perëndia nuk kryen të keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembëron drejtësinë. | Yea, surely God will not do wickedly, neither will the Almighty pervert judgment. |
| 13 | Kush i ka besuar kujdesin për tokën, ose kush e ka vendosur mbi tërë botën? | Who hath given him a charge over the earth? or who hath disposed the whole world? |
| 14 | Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij, | If he set his heart upon man, if he gather unto himself his spirit and his breath; |
| 15 | çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur. | All flesh shall perish together, and man shall turn again unto dust. |
| 16 | Në qoftë se ke mend, dëgjoje këtë, vër veshin për të dëgjuar atë që po të them. | If now thou hast understanding, hear this: hearken to the voice of my words. |
| 17 | A mund të qeverisë ai që urren drejtësinë? A guxon ti të dënosh të Drejtin, të Fuqishmin? | Shall even he that hateth right govern? and wilt thou condemn him that is most just? |
| 18 | Ai që i thotë një mbreti: "Je për t'u përbuzur" dhe princave: "Jeni të këqij". | Is it fit to say to a king, Thou art wicked? and to princes, Ye are ungodly? |
| 19 | Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij. | How much less to him that accepteth not the persons of princes, nor regardeth the rich more than the poor? for they all are the work of his hands. |
| 20 | Në një çast ata vdesin; në mesin e natës njerëzia tronditet dhe zhduket, të fuqishmit çohen tutje pa dorë njeriu. | In a moment shall they die, and the people shall be troubled at midnight, and pass away: and the mighty shall be taken away without hand. |
| 21 | Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij. | For his eyes are upon the ways of man, and he seeth all his goings. |
| 22 | Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund të fshihen njerëzit e këqij. | There is no darkness, nor shadow of death, where the workers of iniquity may hide themselves. |
| 23 | Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij. | For he will not lay upon man more than right; that he should enter into judgment with God. |
| 24 | Ai i ligështon të fuqishmit pa bërë hetim dhe vë të tjerë në vendin e tyre. | He shall break in pieces mighty men without number, and set others in their stead. |
| 25 | Duke qenë se i njeh veprat e tyre, i rrëzon natën dhe ata shkatërrohen; | Therefore he knoweth their works, and he overturneth them in the night, so that they are destroyed. |
| 26 | i godet si njerëz të këqij para syve të të gjithëve, | He striketh them as wicked men in the open sight of others; |
| 27 | sepse janë larguar nga ai pa u kujdesur për rrugët e tij, | Because they turned back from him, and would not consider any of his ways: |
| 28 | deri sa të arrijë tek ai britma e të varfrit, sepse ai dëgjon britmën e të pikëlluarve. | So that they cause the cry of the poor to come unto him, and he heareth the cry of the afflicted. |
| 29 | Kur Perëndia jep qetësinë, kush do ta dënojë? Kur fsheh fytyrën e tij, kush do të mund ta shikojë, qoftë kundër një kombi të tërë ose kundër një njeriu të vetëm, | When he giveth quietness, who then can make trouble? and when he hideth his face, who then can behold him? whether it be done against a nation, or against a man only: |
| 30 | për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe? | That the hypocrite reign not, lest the people be ensnared. |
| 31 | Dikush mund t'i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen; | Surely it is meet to be said unto God, I have borne chastisement, I will not offend any more: |
| 32 | tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"? | That which I see not teach thou me: if I have done iniquity, I will do no more. |
| 33 | A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di. | Should it be according to thy mind? he will recompense it, whether thou refuse, or whether thou choose; and not I: therefore speak what thou knowest. |
| 34 | Njerëzit me mend; si çdo njeri i urtë që më dëgjon, do të më thonë: | Let men of understanding tell me, and let a wise man hearken unto me. |
| 35 | "Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri". | Job hath spoken without knowledge, and his words were without wisdom. |
| 36 | Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij, | My desire is that Job may be tried unto the end because of his answers for wicked men. |
| 37 | sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë". | For he addeth rebellion unto his sin, he clappeth his hands among us, and multiplieth his words against God. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL