욥기 33장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 33절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia! | Wherefore, Job, I pray thee, hear my speeches, and hearken to all my words. |
| 2 | Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time. | Behold, now I have opened my mouth, my tongue hath spoken in my mouth. |
| 3 | Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra. | My words shall be of the uprightness of my heart: and my lips shall utter knowledge clearly. |
| 4 | Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë. | The Spirit of God hath made me, and the breath of the Almighty hath given me life. |
| 5 | Në rast se mundesh, m'u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua. | If thou canst answer me, set thy words in order before me, stand up. |
| 6 | Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili. | Behold, I am according to thy wish in God’s stead: I also am formed out of the clay. |
| 7 | Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty. | Behold, my terror shall not make thee afraid, neither shall my hand be heavy upon thee. |
| 8 | Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin: | Surely thou hast spoken in mine hearing, and I have heard the voice of thy words, saying, |
| 9 | "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë. | I am clean without transgression, I am innocent; neither is there iniquity in me. |
| 10 | Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij; | Behold, he findeth occasions against me, he counteth me for his enemy, |
| 11 | i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia". | He putteth my feet in the stocks, he marketh all my paths. |
| 12 | Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu. | Behold, in this thou art not just: I will answer thee, that God is greater than man. |
| 13 | Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij? | Why dost thou strive against him? for he giveth not account of any of his matters. |
| 14 | Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re: | For God speaketh once, yea twice, yet man perceiveth it not. |
| 15 | në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre. | In a dream, in a vision of the night, when deep sleep falleth upon men, in slumberings upon the bed; |
| 16 | Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën, | Then he openeth the ears of men, and sealeth their instruction, |
| 17 | për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia, | That he may withdraw man from his purpose, and hide pride from man. |
| 18 | për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata. | He keepeth back his soul from the pit, and his life from perishing by the sword. |
| 19 | Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij, | He is chastened also with pain upon his bed, and the multitude of his bones with strong pain: |
| 20 | aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme. | So that his life abhorreth bread, and his soul dainty meat. |
| 21 | Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë; | His flesh is consumed away, that it cannot be seen; and his bones that were not seen stick out. |
| 22 | kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen. | Yea, his soul draweth near unto the grave, and his life to the destroyers. |
| 23 | Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t'i tregojë njeriut detyrën e tij. | If there be a messenger with him, an interpreter, one among a thousand, to shew unto man his uprightness: |
| 24 | Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të". | Then he is gracious unto him, and saith, Deliver him from going down to the pit: I have found a ransom. |
| 25 | Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij. | His flesh shall be fresher than a child’s: he shall return to the days of his youth: |
| 26 | Do t'i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij. | He shall pray unto God, and he will be favourable unto him: and he shall see his face with joy: for he will render unto man his righteousness. |
| 27 | Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja. | He looketh upon men, and if any say, I have sinned, and perverted that which was right, and it profited me not; |
| 28 | Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën". | He will deliver his soul from going into the pit, and his life shall see the light. |
| 29 | Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun, | Lo, all these things worketh God oftentimes with man, |
| 30 | për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës. | To bring back his soul from the pit, to be enlightened with the light of the living. |
| 31 | Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas. | Mark well, O Job, hearken unto me: hold thy peace, and I will speak. |
| 32 | Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë. | If thou hast any thing to say, answer me: speak, for I desire to justify thee. |
| 33 | Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë". | If not, hearken unto me: hold thy peace, and I shall teach thee wisdom. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL