욥기 32장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë. | So these three men ceased to answer Job, because he was righteous in his own eyes. |
| 2 | Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia. | Then was kindled the wrath of Elihu the son of Barachel the Buzite, of the kindred of Ram: against Job was his wrath kindled, because he justified himself rather than God. |
| 3 | Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin. | Also against his three friends was his wrath kindled, because they had found no answer, and yet had condemned Job. |
| 4 | Elihu kishte pritur për t'i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai. | Now Elihu had waited till Job had spoken, because they were elder than he. |
| 5 | Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua. | When Elihu saw that there was no answer in the mouth of these three men, then his wrath was kindled. |
| 6 | Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t'ju parashtroj mendimin tim. | And Elihu the son of Barachel the Buzite answered and said, I am young, and ye are very old; wherefore I was afraid, and durst not shew you mine opinion. |
| 7 | Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t'u mësojë diturinë". | I said, Days should speak, and multitude of years should teach wisdom. |
| 8 | Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë. | But there is a spirit in man: and the inspiration of the Almighty giveth them understanding. |
| 9 | Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë. | Great men are not always wise: neither do the aged understand judgment. |
| 10 | Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim. | Therefore I said, Hearken to me; I also will shew mine opinion. |
| 11 | Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka. | Behold, I waited for your words; I gave ear to your reasons, whilst ye searched out what to say. |
| 12 | Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij. | Yea, I attended unto you, and, behold, there was none of you that convinced Job, or that answered his words: |
| 13 | Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!". | Lest ye should say, We have found out wisdom: God thrusteth him down, not man. |
| 14 | Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t'i përgjigjem me fjalët tuaja. | Now he hath not directed his words against me: neither will I answer him with your speeches. |
| 15 | Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë. | They were amazed, they answered no more: they left off speaking. |
| 16 | Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje. | When I had waited, (for they spake not, but stood still, and answered no more;) |
| 17 | Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim. | I said, I will answer also my part, I also will shew mine opinion. |
| 18 | Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron. | For I am full of matter, the spirit within me constraineth me. |
| 19 | Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur. | Behold, my belly is as wine which hath no vent; it is ready to burst like new bottles. |
| 20 | Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem. | I will speak, that I may be refreshed: I will open my lips and answer. |
| 21 | Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt; | Let me not, I pray you, accept any man’s person, neither let me give flattering titles unto man. |
| 22 | sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi". | For I know not to give flattering titles; in so doing my maker would soon take me away. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL