욥기 31장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 40절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë? | I made a covenant with mine eyes; why then should I think upon a maid? |
| 2 | Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta? | For what portion of God is there from above? and what inheritance of the Almighty from on high? |
| 3 | A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen? | Is not destruction to the wicked? and a strange punishment to the workers of iniquity? |
| 4 | Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj? | Doth not he see my ways, and count all my steps? |
| 5 | Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin, | If I have walked with vanity, or if my foot hath hasted to deceit; |
| 6 | le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time. | Let me be weighed in an even balance, that God may know mine integrity. |
| 7 | Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia, | If my step hath turned out of the way, and mine heart walked after mine eyes, and if any blot hath cleaved to mine hands; |
| 8 | le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjofshin. | Then let me sow, and let another eat; yea, let my offspring be rooted out. |
| 9 | Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim, | If mine heart have been deceived by a woman, or if I have laid wait at my neighbour’s door; |
| 10 | gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të. | Then let my wife grind unto another, and let others bow down upon her. |
| 11 | Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, | For this is an heinous crime; yea, it is an iniquity to be punished by the judges. |
| 12 | një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia. | For it is a fire that consumeth to destruction, and would root out all mine increase. |
| 13 | Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua, | If I did despise the cause of my manservant or of my maidservant, when they contended with me; |
| 14 | çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t'i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari? | What then shall I do when God riseth up? and when he visiteth, what shall I answer him? |
| 15 | Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark? | Did not he that made me in the womb make him? and did not one fashion us in the womb? |
| 16 | Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve, | If I have withheld the poor from their desire, or have caused the eyes of the widow to fail; |
| 17 | në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit, | Or have eaten my morsel myself alone, and the fatherless hath not eaten thereof; |
| 18 | (por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve) | (For from my youth he was brought up with me, as with a father, and I have guided her from my mother’s womb;) |
| 19 | në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej, | If I have seen any perish for want of clothing, or any poor without covering; |
| 20 | në rast se ijet e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi, | If his loins have not blessed me, and if he were not warmed with the fleece of my sheep; |
| 21 | në qoftë se kam ngritur dorën kundër jetimit, sepse e dija që do të ndihmohesha tek porta, | If I have lifted up my hand against the fatherless, when I saw my help in the gate: |
| 22 | supi im u ndaftë nga shpatulla, krahu im u theftë në bërryl! | Then let mine arm fall from my shoulder blade, and mine arm be broken from the bone. |
| 23 | Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë. | For destruction from God was a terror to me, and by reason of his highness I could not endure. |
| 24 | Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime", | If I have made gold my hope, or have said to the fine gold, Thou art my confidence; |
| 25 | në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri, | If I rejoiced because my wealth was great, and because mine hand had gotten much; |
| 26 | në qoftë se kam shikuar diellin kur shkëlqen ose hënën që shkonte përpara duke ndritur, dhe zemra ime u mashtrua tinëz dhe goja ime puthi dorën time; | If I beheld the sun when it shined, or the moon walking in brightness; |
| 27 | edhe ky do të ishte një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, sepse do të kisha mohuar Perëndinë që rri aty lart. | And my heart hath been secretly enticed, or my mouth hath kissed my hand: |
| 28 | Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia | This also were an iniquity to be punished by the judge: for I should have denied the God that is above. |
| 29 | (por unë nuk e lejova gojën time të mëkatonte, duke i uruar të vdesë me një mallkim); | If I rejoiced at the destruction of him that hated me, or lifted up myself when evil found him: |
| 30 | në qoftë se njerëzit e çadrës sime nuk kanë thënë: "Kush mund të gjejë një që nuk është ngopur me mishin e tij?". | Neither have I suffered my mouth to sin by wishing a curse to his soul. |
| 31 | (përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit); | If the men of my tabernacle said not, Oh that we had of his flesh! we cannot be satisfied. |
| 32 | në rast se i kam mbuluar mëkatet e mia si Adami, duke e fshehur fajin tim në gji, | The stranger did not lodge in the street: but I opened my doors to the traveller. |
| 33 | sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia. | If I covered my transgressions as Adam, by hiding mine iniquity in my bosom: |
| 34 | Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument, | Did I fear a great multitude, or did the contempt of families terrify me, that I kept silence, and went not out of the door? |
| 35 | dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë | Oh that one would hear me! behold, my desire is, that the Almighty would answer me, and that mine adversary had written a book. |
| 36 | do t'i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ. | Surely I would take it upon my shoulder, and bind it as a crown to me. |
| 37 | Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të, | I would declare unto him the number of my steps; as a prince would I go near unto him. |
| 38 | në rast se kam ngrënë frytin e saj pa paguar, në rast se u kam nxjerrë frymën e fundit zotërve të saj, | If my land cry against me, or that the furrows likewise thereof complain; |
| 39 | në vend të grurit u rritshin ferra dhe barëra të këqija në vend të elbit". | If I have eaten the fruits thereof without money, or have caused the owners thereof to lose their life: |
| 40 | Këtu mbarojnë fjalët e Jobit. | Let thistles grow instead of wheat, and cockle instead of barley. The words of Job are ended. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL