욥기 30장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 31절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t'i vija midis qenve të kopesë sime. | But now they that are younger than I have me in derision, whose fathers I would have disdained to have set with the dogs of my flock. |
| 2 | Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar. | Yea, whereto might the strength of their hands profit me, in whom old age was perished? |
| 3 | Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë, | For want and famine they were solitary; fleeing into the wilderness in former time desolate and waste. |
| 4 | duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre. | Who cut up mallows by the bushes, and juniper roots for their meat. |
| 5 | Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës. | They were driven forth from among men, (they cried after them as after a thief;) |
| 6 | Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve; | To dwell in the clifts of the valleys, in caves of the earth, and in the rocks. |
| 7 | ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat; | Among the bushes they brayed; under the nettles they were gathered together. |
| 8 | njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre. | They were children of fools, yea, children of base men: they were viler than the earth. |
| 9 | Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre. | And now am I their song, yea, I am their byword. |
| 10 | Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë. | They abhor me, they flee far from me, and spare not to spit in my face. |
| 11 | Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje. | Because he hath loosed my cord, and afflicted me, they have also let loose the bridle before me. |
| 12 | Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë. | Upon my right hand rise the youth; they push away my feet, and they raise up against me the ways of their destruction. |
| 13 | Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon. | They mar my path, they set forward my calamity, they have no helper. |
| 14 | Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi. | They came upon me as a wide breaking in of waters: in the desolation they rolled themselves upon me. |
| 15 | Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re. | Terrors are turned upon me: they pursue my soul as the wind: and my welfare passeth away as a cloud. |
| 16 | Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar. | And now my soul is poured out upon me; the days of affliction have taken hold upon me. |
| 17 | Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim. | My bones are pierced in me in the night season: and my sinews take no rest. |
| 18 | Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim. | By the great force of my disease is my garment changed: it bindeth me about as the collar of my coat. |
| 19 | Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri, | He hath cast me into the mire, and I am become like dust and ashes. |
| 20 | Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar. | I cry unto thee, and thou dost not hear me: I stand up, and thou regardest me not. |
| 21 | Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate. | Thou art become cruel to me: with thy strong hand thou opposest thyself against me. |
| 22 | Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi. | Thou liftest me up to the wind; thou causest me to ride upon it, and dissolvest my substance. |
| 23 | E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët. | For I know that thou wilt bring me to death, and to the house appointed for all living. |
| 24 | me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë. | Howbeit he will not stretch out his hand to the grave, though they cry in his destruction. |
| 25 | A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin? | Did not I weep for him that was in trouble? was not my soul grieved for the poor? |
| 26 | Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira. | When I looked for good, then evil came unto me: and when I waited for light, there came darkness. |
| 27 | Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh. | My bowels boiled, and rested not: the days of affliction prevented me. |
| 28 | Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë. | I went mourning without the sun: I stood up, and I cried in the congregation. |
| 29 | Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin. | I am a brother to dragons, and a companion to owls. |
| 30 | Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia. | My skin is black upon me, and my bones are burned with heat. |
| 31 | Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues. | My harp also is turned to mourning, and my organ into the voice of them that weep. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL