욥기 29장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 25절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha: | Moreover Job continued his parable, and said, |
| 2 | "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte, | Oh that I were as in months past, as in the days when God preserved me; |
| 3 | kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës; | When his candle shined upon my head, and when by his light I walked through darkness; |
| 4 | siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time, | As I was in the days of my youth, when the secret of God was upon my tabernacle; |
| 5 | kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark; | When the Almighty was yet with me, when my children were about me; |
| 6 | kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji. | When I washed my steps with butter, and the rock poured me out rivers of oil; |
| 7 | Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh, | When I went out to the gate through the city, when I prepared my seat in the street! |
| 8 | të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë; | The young men saw me, and hid themselves: and the aged arose, and stood up. |
| 9 | princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë; | The princes refrained talking, and laid their hand on their mouth. |
| 10 | zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza. | The nobles held their peace, and their tongue cleaved to the roof of their mouth. |
| 11 | veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua, | When the ear heard me, then it blessed me; and when the eye saw me, it gave witness to me: |
| 12 | sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte. | Because I delivered the poor that cried, and the fatherless, and him that had none to help him. |
| 13 | Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve. | The blessing of him that was ready to perish came upon me: and I caused the widow’s heart to sing for joy. |
| 14 | Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë. | I put on righteousness, and it clothed me: my judgment was as a robe and a diadem. |
| 15 | Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin; | I was eyes to the blind, and feet was I to the lame. |
| 16 | isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja. | I was a father to the poor: and the cause which I knew not I searched out. |
| 17 | I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij. | And I brake the jaws of the wicked, and plucked the spoil out of his teeth. |
| 18 | Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra; | Then I said, I shall die in my nest, and I shall multiply my days as the sand. |
| 19 | rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time; | My root was spread out by the waters, and the dew lay all night upon my branch. |
| 20 | lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time". | My glory was fresh in me, and my bow was renewed in my hand. |
| 21 | Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time. | Unto me men gave ear, and waited, and kept silence at my counsel. |
| 22 | Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese. | After my words they spake not again; and my speech dropped upon them. |
| 23 | Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit. | And they waited for me as for the rain; and they opened their mouth wide as for the latter rain. |
| 24 | Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime. | If I laughed on them, they believed it not; and the light of my countenance they cast not down. |
| 25 | Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit. | I chose out their way, and sat chief, and dwelt as a king in the army, as one that comforteth the mourners. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL