욥기 30장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 31절
- 1 "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t'i vija midis qenve të kopesë sime.
- 2 Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.
- 3 Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,
- 4 duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.
- 5 Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.
- 6 Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;
- 7 ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;
- 8 njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.
- 9 Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.
- 10 Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.
- 11 Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.
- 12 Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.
- 13 Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.
- 14 Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.
- 15 Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re.
- 16 Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.
- 17 Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim.
- 18 Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.
- 19 Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri,
- 20 Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.
- 21 Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.
- 22 Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.
- 23 E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.
- 24 me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.
- 25 A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?
- 26 Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.
- 27 Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.
- 28 Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.
- 29 Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.
- 30 Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.
- 31 Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗