욥기 22장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 30절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha: | Then Eliphaz the Temanite answered and said, |
| 2 | "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes. | Can a man be profitable unto God, as he that is wise may be profitable unto himself? |
| 3 | Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme? | Is it any pleasure to the Almighty, that thou art righteous? or is it gain to him, that thou makest thy ways perfect? |
| 4 | Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty? | Will he reprove thee for fear of thee? will he enter with thee into judgment? |
| 5 | Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta? | Is not thy wickedness great? and thine iniquities infinite? |
| 6 | Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre. | For thou hast taken a pledge from thy brother for nought, and stripped the naked of their clothing. |
| 7 | Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit. | Thou hast not given water to the weary to drink, and thou hast withholden bread from the hungry. |
| 8 | Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar. | But as for the mighty man, he had the earth; and the honourable man dwelt in it. |
| 9 | E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur. | Thou hast sent widows away empty, and the arms of the fatherless have been broken. |
| 10 | Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë, | Therefore snares are round about thee, and sudden fear troubleth thee; |
| 11 | ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt. | Or darkness, that thou canst not see; and abundance of waters cover thee. |
| 12 | A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen! | Is not God in the height of heaven? and behold the height of the stars, how high they are! |
| 13 | Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur? | And thou sayest, How doth God know? can he judge through the dark cloud? |
| 14 | Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve". | Thick clouds are a covering to him, that he seeth not; and he walketh in the circuit of heaven. |
| 15 | A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij, | Hast thou marked the old way which wicked men have trodden? |
| 16 | që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte? | Which were cut down out of time, whose foundation was overflown with a flood: |
| 17 | Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?". | Which said unto God, Depart from us: and what can the Almighty do for them? |
| 18 | Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve. | Yet he filled their houses with good things: but the counsel of the wicked is far from me. |
| 19 | Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta; | The righteous see it, and are glad: and the innocent laugh them to scorn. |
| 20 | po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet. | Whereas our substance is not cut down, but the remnant of them the fire consumeth. |
| 21 | Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie. | Acquaint now thyself with him, and be at peace: thereby good shall come unto thee. |
| 22 | Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde. | Receive, I pray thee, the law from his mouth, and lay up his words in thine heart. |
| 23 | Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua | If thou return to the Almighty, thou shalt be built up, thou shalt put away iniquity far from thy tabernacles. |
| 24 | dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit, | Then shalt thou lay up gold as dust, and the gold of Ophir as the stones of the brooks. |
| 25 | atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi. | Yea, the Almighty shall be thy defence, and thou shalt have plenty of silver. |
| 26 | Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë. | For then shalt thou have thy delight in the Almighty, and shalt lift up thy face unto God. |
| 27 | Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur. | Thou shalt make thy prayer unto him, and he shall hear thee, and thou shalt pay thy vows. |
| 28 | Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita. | Thou shalt also decree a thing, and it shall be established unto thee: and the light shall shine upon thy ways. |
| 29 | Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin | When men are cast down, then thou shalt say, There is lifting up; and he shall save the humble person. |
| 30 | dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua". | He shall deliver the island of the innocent: and it is delivered by the pureness of thine hands. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL