욥기 21장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 34절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: | But Job answered and said, |
| 2 | "Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni. | Hear diligently my speech, and let this be your consolations. |
| 3 | Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua. | Suffer me that I may speak; and after that I have spoken, mock on. |
| 4 | A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet? | As for me, is my complaint to man? and if it were so, why should not my spirit be troubled? |
| 5 | Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë. | Mark me, and be astonished, and lay your hand upon your mouth. |
| 6 | Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet. | Even when I remember I am afraid, and trembling taketh hold on my flesh. |
| 7 | Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre? | Wherefore do the wicked live, become old, yea, are mighty in power? |
| 8 | Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre. | Their seed is established in their sight with them, and their offspring before their eyes. |
| 9 | Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta. | Their houses are safe from fear, neither is the rod of God upon them. |
| 10 | Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar. | Their bull gendereth, and faileth not; their cow calveth, and casteth not her calf. |
| 11 | Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle. | They send forth their little ones like a flock, and their children dance. |
| 12 | Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit. | They take the timbrel and harp, and rejoice at the sound of the organ. |
| 13 | I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol. | They spend their days in wealth, and in a moment go down to the grave. |
| 14 | Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua. | Therefore they say unto God, Depart from us; for we desire not the knowledge of thy ways. |
| 15 | Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?". | What is the Almighty, that we should serve him? and what profit should we have, if we pray unto him? |
| 16 | Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje. | Lo, their good is not in their hand: the counsel of the wicked is far from me. |
| 17 | Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij? | How oft is the candle of the wicked put out! and how oft cometh their destruction upon them! God distributeth sorrows in his anger. |
| 18 | A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia? | They are as stubble before the wind, and as chaff that the storm carrieth away. |
| 19 | Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë. | God layeth up his iniquity for his children: he rewardeth him, and he shall know it. |
| 20 | Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit! | His eyes shall see his destruction, and he shall drink of the wrath of the Almighty. |
| 21 | Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur? | For what pleasure hath he in his house after him, when the number of his months is cut off in the midst? |
| 22 | A mundet ndokush t'i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart? | Shall any teach God knowledge? seeing he judgeth those that are high. |
| 23 | Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt; | One dieth in his full strength, being wholly at ease and quiet. |
| 24 | ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët. | His breasts are full of milk, and his bones are moistened with marrow. |
| 25 | Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën. | And another dieth in the bitterness of his soul, and never eateth with pleasure. |
| 26 | Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë. | They shall lie down alike in the dust, and the worms shall cover them. |
| 27 | Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje. | Behold, I know your thoughts, and the devices which ye wrongfully imagine against me. |
| 28 | Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?". | For ye say, Where is the house of the prince? and where are the dwelling places of the wicked? |
| 29 | Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre? | Have ye not asked them that go by the way? and do ye not know their tokens, |
| 30 | Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit. | That the wicked is reserved to the day of destruction? they shall be brought forth to the day of wrath. |
| 31 | Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë? | Who shall declare his way to his face? and who shall repay him what he hath done? |
| 32 | Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij. | Yet shall he be brought to the grave, and shall remain in the tomb. |
| 33 | Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para. | The clods of the valley shall be sweet unto him, and every man shall draw after him, as there are innumerable before him. |
| 34 | Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?". | How then comfort ye me in vain, seeing in your answers there remaineth falsehood? |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL