욥기 23장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 17절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: | Then Job answered and said, |
| 2 | "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim. | Even to day is my complaint bitter: my stroke is heavier than my groaning. |
| 3 | Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij! | Oh that I knew where I might find him! that I might come even to his seat! |
| 4 | Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente. | I would order my cause before him, and fill my mouth with arguments. |
| 5 | Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë. | I would know the words which he would answer me, and understand what he would say unto me. |
| 6 | A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje. | Will he plead against me with his great power? No; but he would put strength in me. |
| 7 | Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë. | There the righteous might dispute with him; so should I be delivered for ever from my judge. |
| 8 | Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh; | Behold, I go forward, but he is not there; and backward, but I cannot perceive him: |
| 9 | vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj. | On the left hand, where he doth work, but I cannot behold him: he hideth himself on the right hand, that I cannot see him: |
| 10 | Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari. | But he knoweth the way that I take: when he hath tried me, I shall come forth as gold. |
| 11 | Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar; | My foot hath held his steps, his way have I kept, and not declined. |
| 12 | nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit. | Neither have I gone back from the commandment of his lips; I have esteemed the words of his mouth more than my necessary food. |
| 13 | Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën, | But he is in one mind, and who can turn him? and what his soul desireth, even that he doeth. |
| 14 | kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera. | For he performeth the thing that is appointed for me: and many such things are with him. |
| 15 | Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij. | Therefore am I troubled at his presence: when I consider, I am afraid of him. |
| 16 | Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron. | For God maketh my heart soft, and the Almighty troubleth me: |
| 17 | Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime". | Because I was not cut off before the darkness, neither hath he covered the darkness from my face. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL