욥기 20장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 29절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha: | Then answered Zophar the Naamathite, and said, |
| 2 | "Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime. | Therefore do my thoughts cause me to answer, and for this I make haste. |
| 3 | Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj. | I have heard the check of my reproach, and the spirit of my understanding causeth me to answer. |
| 4 | A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë, | Knowest thou not this of old, since man was placed upon earth, |
| 5 | triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast? | That the triumphing of the wicked is short, and the joy of the hypocrite but for a moment? |
| 6 | Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë, | Though his excellency mount up to the heavens, and his head reach unto the clouds; |
| 7 | ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?". | Yet he shall perish for ever like his own dung: they which have seen him shall say, Where is he? |
| 8 | Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate. | He shall fly away as a dream, and shall not be found: yea, he shall be chased away as a vision of the night. |
| 9 | Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më. | The eye also which saw him shall see him no more; neither shall his place any more behold him. |
| 10 | Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij. | His children shall seek to please the poor, and his hands shall restore their goods. |
| 11 | Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të. | His bones are full of the sin of his youth, which shall lie down with him in the dust. |
| 12 | Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë, | Though wickedness be sweet in his mouth, though he hide it under his tongue; |
| 13 | nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë. | Though he spare it, and forsake it not; but keep it still within his mouth: |
| 14 | Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij. | Yet his meat in his bowels is turned, it is the gall of asps within him. |
| 15 | Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t'ia nxjerrë nga barku. | He hath swallowed down riches, and he shall vomit them up again: God shall cast them out of his belly. |
| 16 | Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë. | He shall suck the poison of asps: the viper’s tongue shall slay him. |
| 17 | Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë. | He shall not see the rivers, the floods, the brooks of honey and butter. |
| 18 | Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij. | That which he laboured for shall he restore, and shall not swallow it down: according to his substance shall the restitution be, and he shall not rejoice therein. |
| 19 | Sepse ka shtypur dhe braktisur të varfrin, ka shtënë në dorë me forcë një shtëpi që nuk e kishte ndërtuar. | Because he hath oppressed and hath forsaken the poor; because he hath violently taken away an house which he builded not; |
| 20 | Duke qenë se lakmia e tij nuk ka njohur kurrë qetësi, ai nuk do të shpëtojë asgjë nga gjërat që dëshironte aq shumë. | Surely he shall not feel quietness in his belly, he shall not save of that which he desired. |
| 21 | Asgjë nuk do t'i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë. | There shall none of his meat be left; therefore shall no man look for his goods. |
| 22 | Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij. | In the fulness of his sufficiency he shall be in straits: every hand of the wicked shall come upon him. |
| 23 | Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë. | When he is about to fill his belly, God shall cast the fury of his wrath upon him, and shall rain it upon him while he is eating. |
| 24 | Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi. | He shall flee from the iron weapon, and the bow of steel shall strike him through. |
| 25 | Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri. | It is drawn, and cometh out of the body; yea, the glittering sword cometh out of his gall: terrors are upon him. |
| 26 | Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth. | All darkness shall be hid in his secret places: a fire not blown shall consume him; it shall go ill with him that is left in his tabernacle. |
| 27 | Qielli do të zbulojë paudhësinë e tij dhe toka do të ngrihet kundër tij. | The heaven shall reveal his iniquity; and the earth shall rise up against him. |
| 28 | Të ardhurat e shtëpisë së tij do t'i merren, do t'i marrin në ditën e zemërimit të tij. | The increase of his house shall depart, and his goods shall flow away in the day of his wrath. |
| 29 | Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia. | This is the portion of a wicked man from God, and the heritage appointed unto him by God. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL