욥기 19장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 29절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: | Then Job answered and said, |
| 2 | "Deri kur do të hidhëroni shpirtin tim dhe do të më mundoni me ligjëratat tuaja? | How long will ye vex my soul, and break me in pieces with words? |
| 3 | U bënë dhjetë herë që më përqeshni dhe nuk keni turp që më fyeni. | These ten times have ye reproached me: ye are not ashamed that ye make yourselves strange to me. |
| 4 | Edhe sikur të ishte e vërtetë që kam gabuar, gabimi im më përket vetëm mua. | And be it indeed that I have erred, mine error remaineth with myself. |
| 5 | Por në rast se doni pikërisht të bëheni kryelartë me mua duke më qortuar për objektin e turpit tim, | If indeed ye will magnify yourselves against me, and plead against me my reproach: |
| 6 | mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij. | Know now that God hath overthrown me, and hath compassed me with his net. |
| 7 | Ja, unë bërtas: "Dhunë!", por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka! | Behold, I cry out of wrong, but I am not heard: I cry aloud, but there is no judgment. |
| 8 | Më ka prerë rrugën dhe kështu nuk mund të kaloj; përhapi terrin në rrugën time. | He hath fenced up my way that I cannot pass, and he hath set darkness in my paths. |
| 9 | Më ka zhveshur nga nderi im dhe më ka hequr nga koka kurorën. | He hath stripped me of my glory, and taken the crown from my head. |
| 10 | Më ka shkatërruar nga të gjitha anët dhe unë po shkoj; e ka shkulur si një dru shpresën time. | He hath destroyed me on every side, and I am gone: and mine hope hath he removed like a tree. |
| 11 | Zemërimi i tij kundër meje është, ndezur dhe më konsideron si armik të tij. | He hath also kindled his wrath against me, and he counteth me unto him as one of his enemies. |
| 12 | Ushtarët e tij kanë ardhur të gjithë së bashku dhe kanë ndërtuar rrugën e tyre kundër meje; kanë ngritur kampin e tyre rreth çadrës sime. | His troops come together, and raise up their way against me, and encamp round about my tabernacle. |
| 13 | Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua. | He hath put my brethren far from me, and mine acquaintance are verily estranged from me. |
| 14 | Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar. | My kinsfolk have failed, and my familiar friends have forgotten me. |
| 15 | Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj. | They that dwell in mine house, and my maids, count me for a stranger: I am an alien in their sight. |
| 16 | Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t'i lutem me gojën time. | I called my servant, and he gave me no answer; I intreated him with my mouth. |
| 17 | Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim. | My breath is strange to my wife, though I intreated for the children’s sake of mine own body. |
| 18 | Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje. | Yea, young children despised me; I arose, and they spake against me. |
| 19 | Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje. | All my inward friends abhorred me: and they whom I loved are turned against me. |
| 20 | Kockat e mia i ngjiten lëkurës sime dhe mishit tim dhe nuk më ka mbetur veç se lëkura e dhëmbëve. | My bone cleaveth to my skin and to my flesh, and I am escaped with the skin of my teeth. |
| 21 | Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur. | Have pity upon me, have pity upon me, O ye my friends; for the hand of God hath touched me. |
| 22 | Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim? | Why do ye persecute me as God, and are not satisfied with my flesh? |
| 23 | Ah sikur fjalët e mia të ishin të shkruara; ah sikur të kishin zënë vend në një libër; | Oh that my words were now written! oh that they were printed in a book! |
| 24 | sikur të ishin të gdhendura përjetë mbi një shkëmb me një stil prej hekuri dhe me plumb! | That they were graven with an iron pen and lead in the rock for ever! |
| 25 | Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë. | For I know that my redeemer liveth, and that he shall stand at the latter day upon the earth: |
| 26 | Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë. | And though after my skin worms destroy this body, yet in my flesh shall I see God: |
| 27 | Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra. | Whom I shall see for myself, and mine eyes shall behold, and not another; though my reins be consumed within me. |
| 28 | Në rast se thoni: "Pse e persekutojmë?"; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë, | But ye should say, Why persecute we him, seeing the root of the matter is found in me? |
| 29 | ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim". | Be ye afraid of the sword: for wrath bringeth the punishments of the sword, that ye may know there is a judgment. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL