욥기 15장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 35절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha: | Then answered Eliphaz the Temanite, and said, |
| 2 | "Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri të kota, dhe a mbushet me erëra lindore? | Should a wise man utter vain knowledge, and fill his belly with the east wind? |
| 3 | Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë që nuk shërbejnë për asgjë? | Should he reason with unprofitable talk? or with speeches wherewith he can do no good? |
| 4 | Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë. | Yea, thou castest off fear, and restrainest prayer before God. |
| 5 | Sepse prapësia jote t'i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve. | For thy mouth uttereth thine iniquity, and thou choosest the tongue of the crafty. |
| 6 | Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje. | Thine own mouth condemneth thee, and not I: yea, thine own lips testify against thee. |
| 7 | A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave? | Art thou the first man that was born? or wast thou made before the hills? |
| 8 | A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëroke diturinë? | Hast thou heard the secret of God? and dost thou restrain wisdom to thyself? |
| 9 | Çfarë di ti që ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti që nuk e kuptojmë edhe ne? | What knowest thou, that we know not? what understandest thou, which is not in us? |
| 10 | Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt. | With us are both the grayheaded and very aged men, much elder than thy father. |
| 11 | Të duken gjëra të vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla që të drejton ty? | Are the consolations of God small with thee? is there any secret thing with thee? |
| 12 | Pse, pra, zemra jote të çon larg dhe pse sytë e tu vetëtijnë, | Why doth thine heart carry thee away? and what do thy eyes wink at, |
| 13 | duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë të tilla?". | That thou turnest thy spirit against God, and lettest such words go out of thy mouth? |
| 14 | "Ç'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë? | What is man, that he should be clean? and he which is born of a woman, that he should be righteous? |
| 15 | Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij; | Behold, he putteth no trust in his saints; yea, the heavens are not clean in his sight. |
| 16 | aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë! | How much more abominable and filthy is man, which drinketh iniquity like water? |
| 17 | Dua të të flas, më dëgjo; do të të tregoj atë që kam parë, | I will shew thee, hear me; and that which I have seen I will declare; |
| 18 | atë që të urtit tregojnë pa fshehur asgjë nga sa kanë dëgjuar prej etërve të tyre, | Which wise men have told from their fathers, and have not hid it: |
| 19 | të cilëve vetëm iu dha ky vend dhe pa praninë e asnjë të huaji në radhët e tyre. | Unto whom alone the earth was given, and no stranger passed among them. |
| 20 | I keqi heq dhembje tërë jetën e tij dhe vitet e caktuara për tiranin janë të numëruara. | The wicked man travaileth with pain all his days, and the number of years is hidden to the oppressor. |
| 21 | Zhurma të llahtarshme arrijnë në veshët e tij, dhe në kohën e bollëkut i sulet rrënuesi. | A dreadful sound is in his ears: in prosperity the destroyer shall come upon him. |
| 22 | Nuk ka shpresë kthimi nga errësira, dhe shpata e pret. | He believeth not that he shall return out of darkness, and he is waited for of the sword. |
| 23 | Endet e kërkon bukë, po ku mund ta gjejë? Ai e di se dita e territ është përgatitur në krah të tij. | He wandereth abroad for bread, saying, Where is it? he knoweth that the day of darkness is ready at his hand. |
| 24 | Fatkeqësia dhe ankthi i shtien frikë, e sulmojnë si një mbret gati për betejë, | Trouble and anguish shall make him afraid; they shall prevail against him, as a king ready to the battle. |
| 25 | sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar të Plotfuqishmin, | For he stretcheth out his hand against God, and strengtheneth himself against the Almighty. |
| 26 | duke u hedhur me kokëfortësi kundër tij me mburojat e tij të zbukuruara me tokëza. | He runneth upon him, even on his neck, upon the thick bosses of his bucklers: |
| 27 | Ndonëse fytyra e tij është e mbuluar me dhjamë dhe ijet e tij janë fryrë nga shëndoshja e tepërt; | Because he covereth his face with his fatness, and maketh collops of fat on his flanks. |
| 28 | ai banon në qytete të shkretuara, në shtëpi të pabanuara që do të katandisen në grumbuj gërmadhash. | And he dwelleth in desolate cities, and in houses which no man inhabiteth, which are ready to become heaps. |
| 29 | Ai nuk do të pasurohet dhe fati i tij nuk ka për të vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do të shtohet mbi tokë. | He shall not be rich, neither shall his substance continue, neither shall he prolong the perfection thereof upon the earth. |
| 30 | Nuk do të arrijë të çlirohet nga terri, flaka do të thajë lastarët e tij, dhe do të çohet larg nga fryma e gojës së tij. | He shall not depart out of darkness; the flame shall dry up his branches, and by the breath of his mouth shall he go away. |
| 31 | Të mos mbështetet te kotësia; duke gënjyer veten, sepse kotësia ka për të qenë shpërblimi i tij. | Let not him that is deceived trust in vanity: for vanity shall be his recompence. |
| 32 | Do të kryhet para kohe, dhe degët e tij nuk do të gjelbërojnë më. | It shall be accomplished before his time, and his branch shall not be green. |
| 33 | Do të jetë si një hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja. | He shall shake off his unripe grape as the vine, and shall cast off his flower as the olive. |
| 34 | Sepse familja e hipokritëve do të jetë shterpë dhe zjarri do të përpijë çadrat e njeriut të korruptuar. | For the congregation of hypocrites shall be desolate, and fire shall consume the tabernacles of bribery. |
| 35 | Ata sajojnë paudhësinë dhe shkaktojnë shkatërrimin; në gjirin e tyre bluhet mashtrimi. | They conceive mischief, and bring forth vanity, and their belly prepareth deceit. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL