욥기 16장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: | Then Job answered and said, |
| 2 | "Gjëra të tilla kam dëgjuar shumë! Të gjithë ju jeni ngushëllues të mërzitshëm! | I have heard many such things: miserable comforters are ye all. |
| 3 | Kur do të marrin fund fjalimet tuaja boshe? Ose çfarë të shtyn të përgjigjesh? | Shall vain words have an end? or what emboldeneth thee that thou answerest? |
| 4 | Edhe unë mund të flisja si ju, po të ishit ju në vendin tim; do të mund të radhitja fjalë kundër jush duke tundur kokën time kundër jush. | I also could speak as ye do: if your soul were in my soul’s stead, I could heap up words against you, and shake mine head at you. |
| 5 | Por do t'ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj. | But I would strengthen you with my mouth, and the moving of my lips should asswage your grief. |
| 6 | Në rast se flas, dhembja ime nuk pakësohet, në qoftë se nuk flas më, çfarë lehtësimi kam? | Though I speak, my grief is not asswaged: and though I forbear, what am I eased? |
| 7 | Por tani ai më ka çuar në pikën e fundit të forcave të mia. Ti ke shkatërruar tërë familjen time; | But now he hath made me weary: thou hast made desolate all my company. |
| 8 | më ke mbuluar me rrudha dhe kjo dëshmon kundër meje, dobësia ime ngrihet dhe dëshmon kundër meje. | And thou hast filled me with wrinkles, which is a witness against me: and my leanness rising up in me beareth witness to my face. |
| 9 | Zemërimi i tij më grin dhe më përndjek, kërcëllin dhëmbët kundër meje; Armiku im mpreh shikimin mbi mua. | He teareth me in his wrath, who hateth me: he gnasheth upon me with his teeth; mine enemy sharpeneth his eyes upon me. |
| 10 | Duke hapur gojën e tyre kundër meje, ata më godasin me përçmim mbi faqet, mblidhen tok kundër meje. | They have gaped upon me with their mouth; they have smitten me upon the cheek reproachfully; they have gathered themselves together against me. |
| 11 | Perëndia më ka dhënë në duart e të pabesëve, më ka dorëzuar në duart e njerëzve të këqij. | God hath delivered me to the ungodly, and turned me over into the hands of the wicked. |
| 12 | Jetoja i qetë, por ai më shkatërroi, më kapi për qafe dhe më bëri copë-copë, dhe më shndërroi në objekt goditjeje. | I was at ease, but he hath broken me asunder: he hath also taken me by my neck, and shaken me to pieces, and set me up for his mark. |
| 13 | Harkëtarët e tij më rrethojnë në çdo anë, më shpon pa mëshirë veshkat, derdh për tokë vrerin tim. | His archers compass me round about, he cleaveth my reins asunder, and doth not spare; he poureth out my gall upon the ground. |
| 14 | Ai më sulmon vazhdimisht me forcë, më sulet si një luftëtar. | He breaketh me with breach upon breach, he runneth upon me like a giant. |
| 15 | kam qepur një grathore mbi lëkurën time, e kam ulur ballin tim në pluhur, | I have sewed sackcloth upon my skin, and defiled my horn in the dust. |
| 16 | Fytyra ime është e kuqe nga të qarat dhe mbi qepallat e mia po zë vend hija e vdekjes, | My face is foul with weeping, and on my eyelids is the shadow of death; |
| 17 | megjithëse nuk ka asnjë dhunë në duart e mia, dhe lutja ime është e pastër. | Not for any injustice in mine hands: also my prayer is pure. |
| 18 | O tokë, mos e mbulo gjakun tim, dhe britma ime mos gjeftë asnjë vend qetësimi. | O earth, cover not thou my blood, and let my cry have no place. |
| 19 | Që tani, ja, dëshmitari im është në qiell, garanti im është lart. | Also now, behold, my witness is in heaven, and my record is on high. |
| 20 | Shokët e mi më përqeshin, por sytë e mi derdhin lotë përpara Perëndisë. | My friends scorn me: but mine eye poureth out tears unto God. |
| 21 | Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij. | O that one might plead for a man with God, as a man pleadeth for his neighbour! |
| 22 | Do të kalojnë në të vërtetë edhe pak vjet akoma dhe unë do të shkoj pastaj në një rrugë pa kthim. | When a few years are come, then I shall go the way whence I shall not return. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL