욥기 14장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime. | Man that is born of a woman is of few days, and full of trouble. |
| 2 | Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë. | He cometh forth like a flower, and is cut down: he fleeth also as a shadow, and continueth not. |
| 3 | Mbi një qenie të tillë ti i mban sytë të hapur, dhe më bën që të dal në gjyq bashkë me ty. | And dost thou open thine eyes upon such an one, and bringest me into judgment with thee? |
| 4 | Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush. | Who can bring a clean thing out of an unclean? not one. |
| 5 | Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t'i kapërcejë. | Seeing his days are determined, the number of his months are with thee, thou hast appointed his bounds that he cannot pass; |
| 6 | Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, deri sa të mbarojë ditën e tij si një argat. | Turn from him, that he may rest, till he shall accomplish, as an hireling, his day. |
| 7 | Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë. | For there is hope of a tree, if it be cut down, that it will sprout again, and that the tender branch thereof will not cease. |
| 8 | Edhe sikur rrënjët e tij të plaken nën tokë dhe trungu i tij të vdesë nën dhe, | Though the root thereof wax old in the earth, and the stock thereof die in the ground; |
| 9 | me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë. | Yet through the scent of water it will bud, and bring forth boughs like a plant. |
| 10 | Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra? | But man dieth, and wasteth away: yea, man giveth up the ghost, and where is he? |
| 11 | Mund të mungojnë ujërat në det dhe një lumë të meket dhe të thahet, | As the waters fail from the sea, and the flood decayeth and drieth up: |
| 12 | por njeriu që dergjet nuk ngrihet më; sa të mos ketë më qiej, nuk do të zgjohet dhe nuk do të çohet më nga gjumi i tij. | So man lieth down, and riseth not: till the heavens be no more, they shall not awake, nor be raised out of their sleep. |
| 13 | Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje! | O that thou wouldest hide me in the grave, that thou wouldest keep me secret, until thy wrath be past, that thou wouldest appoint me a set time, and remember me! |
| 14 | Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim. | If a man die, shall he live again? all the days of my appointed time will I wait, till my change come. |
| 15 | Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua. | Thou shalt call, and I will answer thee: thou wilt have a desire to the work of thine hands. |
| 16 | Atëherë ti do të më numëroje hapat, por nuk do të vije re mëkatet e mia; | For now thou numberest my steps: dost thou not watch over my sin? |
| 17 | do ta vulosje në një thes mëkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim. | My transgression is sealed up in a bag, and thou sewest up mine iniquity. |
| 18 | Por ashtu si një mal rrëzohet dhe thërrmohet, ashtu si një shkëmb luan nga vendi i tij, | And surely the mountain falling cometh to nought, and the rock is removed out of his place. |
| 19 | ashtu si ujërat gërryejnë gurët dhe vërshimet marrin me vete dheun, kështu ti shkatërron shpresën e njeriut. | The waters wear the stones: thou washest away the things which grow out of the dust of the earth; and thou destroyest the hope of man. |
| 20 | Ti e vë përfund për gjithnjë, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrën dhe e dëbon. | Thou prevailest for ever against him, and he passeth: thou changest his countenance, and sendest him away. |
| 21 | Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re. | His sons come to honour, and he knoweth it not; and they are brought low, but he perceiveth it not of them. |
| 22 | Ai ndjen vetëm dhembjen e madhe të mishit të tij dhe pikëllohet për veten e tij. | But his flesh upon him shall have pain, and his soul within him shall mourn. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL