욥기 10장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | "Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim! | My soul is weary of my life; I will leave my complaint upon myself; I will speak in the bitterness of my soul. |
| 2 | Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua. | I will say unto God, Do not condemn me; shew me wherefore thou contendest with me. |
| 3 | A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij? | Is it good unto thee that thou shouldest oppress, that thou shouldest despise the work of thine hands, and shine upon the counsel of the wicked? |
| 4 | A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu? | Hast thou eyes of flesh? or seest thou as man seeth? |
| 5 | A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu, | Are thy days as the days of man? are thy years as man’s days, |
| 6 | sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim, | That thou enquirest after mine iniquity, and searchest after my sin? |
| 7 | megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote? | Thou knowest that I am not wicked; and there is none that can deliver out of thine hand. |
| 8 | Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh. | Thine hands have made me and fashioned me together round about; yet thou dost destroy me. |
| 9 | Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur! | Remember, I beseech thee, that thou hast made me as the clay; and wilt thou bring me into dust again? |
| 10 | A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi? | Hast thou not poured me out as milk, and curdled me like cheese? |
| 11 | Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva. | Thou hast clothed me with skin and flesh, and hast fenced me with bones and sinews. |
| 12 | Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time, | Thou hast granted me life and favour, and thy visitation hath preserved my spirit. |
| 13 | por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë. | And these things hast thou hid in thine heart: I know that this is with thee. |
| 14 | Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim. | If I sin, then thou markest me, and thou wilt not acquit me from mine iniquity. |
| 15 | Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim. | If I be wicked, woe unto me; and if I be righteous, yet will I not lift up my head. I am full of confusion; therefore see thou mine affliction; |
| 16 | Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje. | For it increaseth. Thou huntest me as a fierce lion: and again thou shewest thyself marvellous upon me. |
| 17 | Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë. | Thou renewest thy witnesses against me, and increasest thine indignation upon me; changes and war are against me. |
| 18 | Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu! | Wherefore then hast thou brought me forth out of the womb? Oh that I had given up the ghost, and no eye had seen me! |
| 19 | Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr. | I should have been as though I had not been; I should have been carried from the womb to the grave. |
| 20 | A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten; | Are not my days few? cease then, and let me alone, that I may take comfort a little, |
| 21 | para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes, | Before I go whence I shall not return, even to the land of darkness and the shadow of death; |
| 22 | të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira". | A land of darkness, as darkness itself; and of the shadow of death, without any order, and where the light is as darkness. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL