욥기 11장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 20절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha: | Then answered Zophar the Naamathite, and said, |
| 2 | "Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë? | Should not the multitude of words be answered? and should a man full of talk be justified? |
| 3 | Llafet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp? | Should thy lies make men hold their peace? and when thou mockest, shall no man make thee ashamed? |
| 4 | Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje". | For thou hast said, My doctrine is pure, and I am clean in thine eyes. |
| 5 | Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje, | But oh that God would speak, and open his lips against thee; |
| 6 | për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd. | And that he would shew thee the secrets of wisdom, that they are double to that which is! Know therefore that God exacteth of thee less than thine iniquity deserveth. |
| 7 | A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit? | Canst thou by searching find out God? canst thou find out the Almighty unto perfection? |
| 8 | Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish? | It is as high as heaven; what canst thou do? deeper than hell; what canst thou know? |
| 9 | Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti. | The measure thereof is longer than the earth, and broader than the sea. |
| 10 | Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t'ia pengojë këtë veprim? | If he cut off, and shut up, or gather together, then who can hinder him? |
| 11 | Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr. | For he knoweth vain men: he seeth wickedness also; will he not then consider it? |
| 12 | Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri. | For vain man would be wise, though man be born like a wild ass’s colt. |
| 13 | Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua, | If thou prepare thine heart, and stretch out thine hands toward him; |
| 14 | në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua, | If iniquity be in thine hand, put it far away, and let not wickedness dwell in thy tabernacles. |
| 15 | atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë, | For then shalt thou lift up thy face without spot; yea, thou shalt be stedfast, and shalt not fear: |
| 16 | sepse do të harrosh hallet e tua, do t'i kujtosh si uji që ka rrjedhur; | Because thou shalt forget thy misery, and remember it as waters that pass away: |
| 17 | jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi. | And thine age shall be clearer than the noonday; thou shalt shine forth, thou shalt be as the morning. |
| 18 | Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri. | And thou shalt be secure, because there is hope; yea, thou shalt dig about thee, and thou shalt take thy rest in safety. |
| 19 | Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd. | Also thou shalt lie down, and none shall make thee afraid; yea, many shall make suit unto thee. |
| 20 | Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t'u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit". | But the eyes of the wicked shall fail, and they shall not escape, and their hope shall be as the giving up of the ghost. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL