욥기 9장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 욥기 (Job) · 35절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: | Then Job answered and said, |
| 2 | "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë? | I know it is so of a truth: but how should man be just with God? |
| 3 | Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t'i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë. | If he will contend with him, he cannot answer him one of a thousand. |
| 4 | Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë? | He is wise in heart, and mighty in strength: who hath hardened himself against him, and hath prospered? |
| 5 | Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij. | Which removeth the mountains, and they know not: which overturneth them in his anger. |
| 6 | Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen. | Which shaketh the earth out of her place, and the pillars thereof tremble. |
| 7 | Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet. | Which commandeth the sun, and it riseth not; and sealeth up the stars. |
| 8 | I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit. | Which alone spreadeth out the heavens, and treadeth upon the waves of the sea. |
| 9 | Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut. | Which maketh Arcturus, Orion, and Pleiades, and the chambers of the south. |
| 10 | Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta. | Which doeth great things past finding out; yea, and wonders without number. |
| 11 | Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj. | Lo, he goeth by me, and I see him not: he passeth on also, but I perceive him not. |
| 12 | Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t'ia rimarrë? Kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?". | Behold, he taketh away, who can hinder him? who will say unto him, What doest thou? |
| 13 | Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit. | If God will not withdraw his anger, the proud helpers do stoop under him. |
| 14 | Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të? | How much less shall I answer him, and choose out my words to reason with him? |
| 15 | Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t'i përgjigjem, por do t'i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim. | Whom, though I were righteous, yet would I not answer, but I would make supplication to my judge. |
| 16 | Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim, | If I had called, and he had answered me; yet would I not believe that he had hearkened unto my voice. |
| 17 | ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak. | For he breaketh me with a tempest, and multiplieth my wounds without cause. |
| 18 | Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime. | He will not suffer me to take my breath, but filleth me with bitterness. |
| 19 | Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur? | If I speak of strength, lo, he is strong: and if of judgment, who shall set me a time to plead? |
| 20 | Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur. | If I justify myself, mine own mouth shall condemn me: if I say, I am perfect, it shall also prove me perverse. |
| 21 | Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time. | Though I were perfect, yet would I not know my soul: I would despise my life. |
| 22 | Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin". | This is one thing, therefore I said it, He destroyeth the perfect and the wicked. |
| 23 | Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve. | If the scourge slay suddenly, he will laugh at the trial of the innocent. |
| 24 | Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra? | The earth is given into the hand of the wicked: he covereth the faces of the judges thereof; if not, where, and who is he? |
| 25 | Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë. | Now my days are swifter than a post: they flee away, they see no good. |
| 26 | Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet. | They are passed away as the swift ships: as the eagle that hasteth to the prey. |
| 27 | Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar", | If I say, I will forget my complaint, I will leave off my heaviness, and comfort myself: |
| 28 | më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm. | I am afraid of all my sorrows, I know that thou wilt not hold me innocent. |
| 29 | Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot? | If I be wicked, why then labour I in vain? |
| 30 | Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë, | If I wash myself with snow water, and make my hands never so clean; |
| 31 | ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri. | Yet shalt thou plunge me in the ditch, and mine own clothes shall abhor me. |
| 32 | Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë. | For he is not a man, as I am, that I should answer him, and we should come together in judgment. |
| 33 | Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy. | Neither is there any daysman betwixt us, that might lay his hand upon us both. |
| 34 | Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë. | Let him take his rod away from me, and let not his fear terrify me: |
| 35 | Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time. | Then would I speak, and not fear him; but it is not so with me. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL