예레미야애가 5장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 예레미야애가 (Lamentations) · 22절
- 1 Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
- 2 Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.
- 3 Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.
- 4 Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
- 5 Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
- 6 I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.
- 7 Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
- 8 Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
- 9 E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
- 10 Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
- 11 Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.
- 12 Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
- 13 Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
- 14 Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.
- 15 Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.
- 16 Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
- 17 Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
- 18 për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
- 19 Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
- 20 Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
- 21 Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.
- 22 Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗